Google ADS

Ministri Gashi: Fondi Rinor po jetësohet me sukses

20:29 | 1 Qershor 2019
A. B.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka marr pjesë në përurimin e Qendrës për fëmijë “Little Miracles” në Gjakovë e financuar nga fondet e Ministrisë së Kulturës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook ministri Gashi treguar se është shumë i lumtur që sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, në Gjakovë ka poruruar Qendrën për fëmijë “Little Miracles” e financuar nga fondet e MKRS-së, projekte këto që kanë për qëllim ndihmën ndaj ndërmarrësve të rinj dhe hapjen e bizneseve të vogla.

“Këto projekte vijnë pas trajnimit të shumë të rinjve kosovarë të cilëve iu mundësuam që procesin nga një ide ta kthejnë në një fillimi të suksesshëm biznesi. Projektet janë të fokusuara ekskluzivisht në krijimin e sipërmarrësve të ardhshëm, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve duke krijuar një rrjet të sipërmarrësve.”

Të ngjashme