Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.
Atje, Tahiri do ta takojë Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Session njëri nga njerëzit më të rëndësishëm të kabinetit të presidentit amerikan, Donald Trump, njofton Klan Kosova.
Kjo është hera e parë që një ministër i Drejtësisë nga Kosova takohet me një zyrtar të këtij niveli të sistemit të drejtësisë së Amerikës.
Ky takim është konfirmim që ShBA i jep Kosova për angazhimin që po bën në reformimin strukturor në sistemin e drejtësisë me qëllim të forcimit të strukturave të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, avancimit të respektimit të të drejtave të njeriut dhe konsolidimit të sistemit demokratik.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Jeff Session për më tepër se dy dekada ka mbajtur pozita të larta në sistemin e drejtësisë në Amerikë duke shërbyer si: Prokuror Federal, Prokuror i Përgjithshëm i shtetit të Alabamas dhe gjithashtu si senator.
Gjatë kësaj vizite, numri një i drejtësisë kosovare do të jetë po ashtu edhe panelist në forumin e organizuar nga Banka Botërore, “Java për drejtësi dhe zhvillim”, njofton Klan Kosova.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...