Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka treguar se pse ka paraqitur dorëheqjen nga Qeveria. Ai ka thënë se këtë e ka bërë pasi nuk ka qenë i kënaqur me punën që po bëhet në qeveri.
Tahiri në Pressing ka thënë se dorëheqja e tij nuk lidhet me vizitën që kishte në Ujman më presidentin Hashim Thaçi.
“Unë e kam shprehur pakënaqësinë time në një takim që e kam pasur me Veselin. I kam treguar se nuk jam i kënaqur me punën dhe vështirësitë që janë në ministri. Për këtë edhe e kam ofruar dorëheqjen. Nuk ka të bëjë kjo fare me vizitën në Ujman”, ka thënë ai./Express/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor