Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrtoi raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017.
I ftuar për të prezantuar raportin ishte Ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi.
Më këtë raste Ministri tha se deri tash janë angazhua për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në shumë sektorë.
“Jemi angazhuar që të bëjmë furnizimin më ujë , menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe shume të tjera”.
Ministri Matoshi tutje shtoj së ditëve ne vijim do të ndërmarrin aksione për sekuestrim të thëngjillit.
“Ne kemi propozua Qeveris që të marr vendin që të ndalohet përdorimi i thëngjillit në institucione publike, ne i kemi ofro informatat shtese dhe ne javën e kaluar Qeveria ka marruar vendim që të ndërpritet në të gjitha institucionet. Vendimi për ndalim të thëngjillit në Arsim është në muajin Korrik. Tjetër shakatar i ndotjes është dhënia falas nga KEK-që për punëtorët e saj dhe kjo tashme është ndërpre. Ky thëngjill në shumicën e rasteve ka përfunduar në treg. Jemi në plan të përgatitje të aksioneve. Ditëve në vijim do të këtë aksione për konfiskim të thëngjillit ne Prishtinë , kemi disa pika ku po tregtohet thëngjilli”.
E kryetari i Komisionit Muharrem Nitaj tha së shpresojnë se njëherë e mirë të hiqet nga përdorimi thëngjillit i cili po ndotë ambientin./arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...