Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot gjimnazin”Skerderbeu”, në Kaçanik, në të cilin po mbahej Testi i Arritshmërisë, me nxënësit e klasëve të nënta, të kësaj komune. Me këtë rast, Ministri i shoqëruar nga kryetari i komunës, Besim Ilazi kanë takuar Këshillin Drejtues të këtij gjimnazi, me të cilët biseduan rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor në këtë institucion dhe për zhvillimet në arsim në komunën e Kaçanikut.
Në këtë takim, ministri Bytyqi shprehu përkrahjen e Ministrisë së Arsimit për sigurimin e ambienteve të përshtatshme për fëmijët tanë dhe motivimin e mësimdhënësve, duke ofruar ambiente të përshtatshme për mësimdhënie.
“Nga vizitat që po i bëjmë në shkolla jo vetëm që po shohim se si po mbahet Testi i Arritshmërisë, por bashkë me drejtorin dhe drejtuesit lokal po diskutojmë për punën e mësimdhënësve tanë. Pra, vetëm kur fillon debati dhe diskutimi mund të shihet se sa kemi nevojë që niveli qendror dhe niveli lokal, bashkë me mësimdhënësit të diskutojmë për sistemin arsimor si dhe për nevojat që kanë vet shkollat”, tha ministri Bytyqi.
Ministri Bytyqi po ashtu tha se, Testi i Arritshmërisë është një mundësi e mirë që nxënësit të dëshmojnë të arriturat e tyre gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët, ndërsa tha se pret rezultate të mira nga ky test.
Ministri Bytyqi, gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe shkollën fillore “Idriz Seferi”, ku po ashtu takoi Këshillin Drejtues të shkollës, me ç’rast shprehu përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për të krijuar kushte dhe ambient të mirë në shkolla.
Në këtë shkollë, Ministri po ashtu pati rastin që për disa çaste të qëndrojë me fëmijët parashkollor, të cilët kishin përgatitur një program të shkurtër artistik për të shënuar festën “1 Qershori”.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...