Studentët nga Kosova do të jenë përfitues të bursave nga universiteti i Camerinos në Itali.
Këtë e ka bërë të ditur. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi.
Ai në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se nga arritja e marrëveshjes me rektorin e universitetit në Itali.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Bytyqit:
Sot kam takuar z. Claudio Pettinari, rektor i Universitetit të Camerinos, universitet ky i themeluar në vitin 1933.
Bashkë me rektorin Pettinari kemi nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Camerinos. Kjo marrëveshje parasheh ndarjen e bursave për studentët nga Kosova, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin e Camerinos, si dhe mundësi tjera të bashkëpunimit në arsimin e lartë.
Falënderova rektorin Pettinari për gatishmërinë e tij për këtë bashkëpunim konkret, gjithashtu edhe konsullin tonë në Romë, z. Arben Muhameti, si dhe gjithë komunitetin shqiptar në Itali, që me shumë mund po bëjnë më të mirën për një arsim më cilësor për të rinjtë tanë.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek