Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mbajti një takim me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me të cilët bisedoi rreth problemeve që kanë për mungesë të infrastrukturës, nevojën për ndërtimin e objekteve të reja, si dhe riparimet e nevojshme të objekteve të vjetra.
Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë që të ofrojë mbështetje në plotësimin e infrastrukturës, në tejkalimin e vështirësive që kanë në këtë drejtim, por theksoi nevojën që kërkesat të qartësohen, të adresohen problemet dhe
të angazhohemi së bashku, të bëjmë zgjidhjet e duhura brenda mundësive.
Në këtë kontekst, ministri Bytyqi, theksoi gatishmërinë e MAShT-it që së bashku me përfaqësues të UP-së, të angazhohen në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, apo konteksteve që kanë me Komunën e Prishtinës lidhur me shfrytëzimin e hapësirave universitare.
Në këtë takim, veç tjerash, u bisedua konkretisht për fakultetet, të cilat kanë nevojë më të madhe për zgjerim të infrastrukturës universitare dhe për objektet ekzistuese të disa fakulteteve që kanë nevojë që sa më shpejt të
intervenohet në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...