Google ADS

Ministri Brendshëm Mustafa dhe ministri i Jashtëm Pacolli po marrin pjesë në konferencën kundër trafikimit të armëve të zjarrit në Paris

14:21 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme,  Ekrem Mustafa së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po marrin pjesë në konferencën ministrore kundër trafikimit të armëve të zjarrit në Paris, si iniciativë Franko-Gjermane për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Ministri Mustafa në fjalën e tij shpalosi prioritetet e Republikës së Kosovës në kuptim të kontrollit dhe reduktimit të armëve të vogla dhe të lehta, si dhe luftimin e tregëtisë së paligjshme.

“Vendi ynë synon që deri në vitin 2024 të eliminojë fenomenin e armëve jolegale duke garantuar dhe duke kontribuar kështu për një mjedis më të sigurtë për qytetarët e vendit dhe rajonit”-tha Mustafa.

Kjo iniciativë është në kuadër të procesit të Berlinit dhe ka qëllim parësor mbështetjen e mëtutjeshme udhëzuesit për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në sigurimin e fondeve nga partnerët.

Në takimin e konferencës ministrore që po mbahet në Paris po marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme