Ministri Berisha takon senatoren amerikane Jeanne Shaheen

12:50 | 22 Nëntor 2018
arbresh.info

Ministri i  Forcës së  Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në Halifaks ka zhvilluar një takim me senatoren amerikane, njëherësh  anëtare e Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura,  Jeanne Shaheen.

Në takim, ministri Berisha e njohu senatoren Shaheen për procesin e  tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme dhe sfidat e këtij procesi.

Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i  kanë shprehur shqetësimin e tyre senatores Shaheen lidhur me fushatën kërcënuese që po u bëhet nga jashtë  pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët po dekurajohen që të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në fund të takimit, ministri  Berisha e ka siguruar senatoren se FSK –ja do të mbetet forcë e besueshme, e përkushtuar dhe e gatshme në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme