Ministrat i përkasin Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk ia njeh pavarësinë Kosovës. Në fund të marsit, ajo doli nga koalicioni qeverisës. Veprimin e pati ndërmarrë, në shenj pakënaqësie me një aksion policor që rezultoi me arrestimin e drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Prej atëherë, të 10 deputetët e të njëjtit subjekt politik kanë dalë në opozitë, shkruan Koha Ditore.
Ivan Todosjeviq është një nga tre ministrat që ushtrojnë funksionet duke qenë të dorëhequr. Ai drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është kryetar i Komisionit parlamentar për pushtetin lokal. Ai ka treguar se si kurrë Todosjeviq nuk u është përgjigjur kërkesave për raportim.
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc