Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili vie nga radhët e Nismas Socialdemokrate, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.
Ndërsa iu është referuar fjalëve të Veselit se ‘’armik e kemi Serbinë, e jo njëri-tjetrin’’, deputeti Zeka, thotë se kjo që ka thënë kryeparlamentari Veseli nuk qëndron, njofton Klan Kosova.
”Përgjigje Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit te Kosoves
Paska thane Kryetari i Kuvendit se “armik e kemi Serbine, jo njeritjetrin”!
Jo Kryetar, gabim e ke! Serbi nuk e ka shkaterru pronen publike. Serbia nuk i ka shite pronat e qytetareve tek mafia, e tek njerezit anti-Kosove. Serbia bash kurgja nuk po na bane.
Kryetar, nuk na tha Serbia qe ne me thirre seance te jashtezakonshme vetem nje ore para opozites. Ata ora dhjete, ju e thirret ne ora 9?!!! Pse, Serbia na tha?!
Kryetar, Serbia e shkaterroi Valen e PTK ne?! Serbia po e vjedhe parane publike? Serbia po i shkaterron pyjet e lumenjte?!
Jo kryetar: Serbia lufton per shtetin e vet, ne vetem per xhepat tone! Serbia nuk po na fyene e nuk po na poshtron si kazani mediatik i Kosoves, i financuar nga paraja publike…
Serbia na ka shkaterru shendetesine? Po arsimin? Serbia po na shet barna te prishura, ushqim te prishur?! Serbia po na shet nafte e benzine kancerogjene?! Serbia po nabene ndertime falc, e shkolla qe ju rrezohet tavani hala pa i peruru?!
Jo! Jo! Jo! Askush nuk po na bane asgja, perpos vetja jone!!!”./klan kosova/
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...