Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.09.2018, është ndryshuar dhe ndaj personit në fjalë është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas deri më 26.10.2018.
“M.Z. po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale ‘Kanosje’ nga neni 185 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës së Apelit.
Kolegji penal i Gjykatës së Apelit, pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore dhe shkresave të lëndës, vlerësoi si të arsyeshme zëvendësimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pasi që edhe më masën e arrestit shtëpiak do të arrihej qëllimi i njëjtë i sigurimit të prezencës së tij në procedurë.
“Kjo ngase masa e arrestit shtëpiak hynë në kategorinë e masave të rënda alternative, është masë izoluese më të cilën atij do t’i pamundësohej shmangia nga procedura penale- ikja, pengimi i rrjedhës se procedurës, ndikimi në të dëmtuarit- dëshmitarët, e gjithashtu do t’i pamundësohej edhe rreziku i përsëritjes se veprës penale”, përfundon njoftimi.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...