Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se me politikën që po ndjek Kosova, ‘nuk mundemi me shku, jo vetëm drejt Brukselit por as në Komoran’.
Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se Kosova ka një parlament i cili njihet vetëm për gaz lotsjellës.
Postimi i plotë:
Na edhe Zotin e gjuajme me gure
Po te kishim mundesi, ne momentin qe dikush na keshillon e kritikon, besoni qe edhe Zotin e kishim gjujte me gure.
Ajo çka na ka ndodhe sot, bash ka qene e ditur. Nuk mundemi me shku jo drejte Brukselit, po as ne Komoran me nje politike te tille qe e kemi ndertu qe 17 vite. Thjeshte e kemi nje Parlament qe veq per gazlotsjelles njihet ne bote.
Kemi nje qeveri me mbi 80 zevendesministera, qe e hane edhe bugjetin e Dubait, se le ma te Kosoves.
E sot, ne vend qe te ulemi e te bejme analize se pse kemi ardhe ne kete derexhe, qohemi edhe e shajme Evropen e Hanin, bane be qe ata forte e rruajne per ne.
As Zoti nuk na ka faj, as Evropa, as Serbia, po ne i kemi fajet, prandaj te mblidhemi pozite dhe opozite, te merremi vesh ne mes vete, qe pastaj te na marrin vesh te tjeret.
Evropa nuk ndine per kercenimet e Rusise e te Kines, se le ma per ato tonat. Ne flasim sikur me pas prodhu bombe atomike./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...