Ka vazhduar polemika ndërmjet bashkpartiakëve të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka e Jakup Krasniqi, shkaku i punësimeve të aktivistëve të kësaj partie.
“Jam i lumtur që atë e pengon fjalori im, e mu më pengojnë veprimet e tij, sepse unë nuk jomë profiter i politikes. Kurrgjo nuk kom fitu prej NISMA-s e as prej politikës, as një aktivist e as një simpatizues nuk kam mundur ta punësoj, unë as gruan time nuk kamë mundur ta punësoj. Konflikti me Jakup Krasniqin ka fillu kur unë kam thanë që veç macet në tavan nuk i ka punësu. Nuk ka familjar të Jakupit që nuk e ka punësu nëpër ministri, nëpër agjencione, me reja, me djem, me djem të vëllait, më krejt dhe këtu ka filluar debati,” është shprehur Milaim Zeka, për arbresh.info.
Ky reagim i Zekës vije një ditë pasi kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, tha se “nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është pranimi i Milaim Zekës që të garojë në listën e NISMA-s për deputet të Kuvendit të Kosovës”.
Deputeti, Milaim Zeka, thotë se kërkesë e vazhdueshme e tij ka qenë që të punësohen mbështetësit e NISMA-s dhe jo familjarët.
“Unë e kam kundërshtuar këtë dhe kamë thënë se duhet të punësohen simpatizuesit e NISMA-s dhe jo familjaret. Unë kamë shumë komunikim të mirë më kryetarin, Fatmir Limaj, dhe unë jam njeriu ma i votum në parti, nëse Fatmiri mendon se unë më nuk jam tu kontribu më, atëherë ai do të mbetet mik sepse s’kam problem më të, unë problem kom pas së pari më Bilall Sherifin dhe pastaj më Jakup Krasniqin.”
E ky konfrontim sipas Zekës nuk do të prish raportet e brendshme të NISMA-së, pasi që ai thotë se problemi qëndron vetëm të individët ,e jo të strukturat e partisë.
“E them edhe një herë se konflikti jonë është shkaku i punësimeve familjare dhe asgjë më shumë, nuk ka të bëj më partinë”./V.Selimi./arbresh.info/
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian