Milaim Zeka ia kthen Presidenti: Nëse arrinë të realizojë ëndrrën e bukur do të mbetet në histori pas Skënderbeut e Jasharit

11:25 | 21 Tetor 2018
V. S.

Deputeti i partisë NISMA, Milaim Zeka, ka folur pas lëvdatave që mbrëmë ia dha Presidenti, Hashim Thaçi. Presidenti tha se Zeka është deputet brilant dhe i shkelë gjithë të tjerët. Deputeti në një prononcim dhënë Gazetës Express thotë se Thaçin e ka mbështetur kur nuk e ka mbështet askush dhe të njejtin e sulmon politikisht.

Idenë e Thaçit për korrigjimin e kufijve Zeka e quan përrallë të bukur, por thotë se nëse arrin ta realizojë do të hyjë në histori.

“Nese Thaçi arrine me ba realitet anderren e tije, qe une e quaje perralle e bukur, ka me mbete njeriu me i madhe ne histori mba Skenderbeut dhe Adem Jasharit”, tha Zeka.

I pyetur se si i komenton lëvdatat e Thaçit, Zeka ia kthen me monedhën e njejtë. Presidentin e cilëson si politikanin më të madh në Kosovë.

“Kam qene afer tij ne Rambuje, kur te gjithe ia paten kthy shpinen. E kam mbeshtete dhe inkuraju me nenshkru marreveshjen, kur te gjithe e kundershtonin.

Kurr nuk e kam sulmu kombetarisht, gjithmone e kam sulmu politikisht. Kam thene ne te gjitha prononcimet e mia se mbas Rugoves, eshte politikani me i madh ne Kosove…”, thotë Zeka ndër të tjera.

Po ashtu në fund deputeti i Nismës thotë se njerëzit e ngushtë të Thaçit ia kanë kurdisur çështjen e vizave.

Ndryshe, mbrëmë gjatë intervistës Hashim Thaçi ka ironizuar me shumë kolegë te tij./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme