Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas, Milaim Zeka, ka kritikuar kolegët e tij në lidhje me mostransparencën e tyre sa i përket temave që janë diskutuar në Bruksel për liberalizimin.
Sipas deputetit Milaim Zeka, vendimi i Bashkimit Europian të cilin e solli Johannes Hahn se për kosovarët s’ka liberalizim vizash deri në 2020, ishte një dënim ndaj popullit të Kosovës për një arsye, njofton Klan Kosova.
”Brukseli e ka dënuar popullin e Kosovës vetëm për shkak të përkatësisë fetare”.
”Këtë ua kam thënë ambasadorëve… Burokratët europianë deri sa të pinë 6-7 gota se e pranojnë që i urrejnë myslimanët”, tha deputeti Milaim Zeka.
Në Kuvendin e Kosovës aktualisht po debatohet rreth dështimit të liberalizimit të vizave.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre