Miftaraj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se krejt kjo shkresë e kryeministrit është kompetencë e gjykatësit, sipas kërkesës së prokurorit, por në Kosovë kryeministrin e kemi edhe e prokuror, edhe polic, gjykatës, redaktor e çka jo tjetër.
Më poshtë lexoni postimin e plotë të Miftarajt dhe shkresën e kryeministrit Haradinaj:
“Një jurist me njohuri elementare, këtë shkresë të Kryeministrit e sheh si skandalin më të madh që mund të duroj drejtësia. Sipas Kodit të Procedurës Penale në parim hetimet zgjatin 24 muaj, dhe i përcakton ligji jo Kryeministri. Kryeministri si zemërgjerë ia paska caktu 30 dite. Sipas Kodit të Procedurës Penale hetimet e kryera nga Prokurori finalizohen me Aktakuzë që dërgohet në Gjykatë përmes shkrimores, ose me aktvendim për pushimin e hetimeve. Nuk dorëzohen te Kryeministri. Krejt kjo shkresë e Kryeministrit është kompetence e gjykatësit sipas kërkesës së Prokurorit. Po në Kosovë Kryeministrin e kemi edhe prokuror, polic, gjykatës, redaktor e çka jo tjetër. Më shqetësues është fakti se Kryeministri ka këshilltar ligjor, dhe si të njëjtit lejojnë që Kryeministri me mbrojt veten me një dokument si ky që dokumenton ndikimin dhe ndërhyrjet ne hetimin e rastit”, shkruan Miftaraj.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...