Meta: Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij

21:30 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka  thënë se ndihet krenar për Ramush Haradinajn dhe se është i bindur në pafajësinë e tij.

“Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!”, ka shkruar Meta, përcjell arbresh.info.

Postimi tij i plotë:

Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!
Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!
Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.??????

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme