Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në moshën 30 vjeçare ishte kryeministër, sikur edhe Pandeli Majko që ishte kryeministër në moshën 31 vjeçare. Pranda, mosha e Gent Cakaj nuk ka të bëjë me mosdekretimin për Ministër të Jashtëm.
Kështu beson profesori univeristar, Donik Sallova, derisa shton se mosdekretimi nuk ka të bëjë as me çështjen e qëndrimeve të kryeministrit, Edi Rama, rreth kufijve të Kosovës.
Në një intervistë për arbresh.info, Sallova vlerëson se presidenti Meta po shfrytëzon kartën për natyralisti, por se halli i tij i vërtetë është pazari eventual për pasardhësin e tij në postin e presidentit.
Arbresh.info: Si e shihni polemikën ndërmjet Edi Ramës edhe Ilir Metës rreth dekretimit te Gentit si Ministër i Jashtëm?
Sallova: Krejt kjo polemikë nuk ka të bëjë me emrin e personit që është propozuar për Ministër të Jashtëm, ose me faktin se i plotëson apo nuk i plotëson kriteret. Ne e dimë që politika shqiptare më Shqipëri shquhet për politikan të llojit me shkallën më të ulët etike dhe të gjithë prej tyre janë bërë deputetë, e kryeministra. As çështja e moshës nuk është element pse Meta kundërshton dekretimin e tij, sepse ne e dimë që Ilir Meta në moshën 30 vjeçare ka qenë kryeministër i Shqipërisë. Në një pozicion me shumë më shumë përgjegjësi se sa pozicioni i ministrit. Ose rasti i Pandeli Majkos ku në moshën 31 vjeçare ka qenë kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, në kohën kur përgjegjësia ka qenë shumë fish më e lartë. Por, Meta duke qenë se po i afrohet fundit të mandatit, dhe duke e ditur se nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale, po e shfrytëzon këtë vakum për të ushtruar presion për qeverinë dhe për të marrë përfitime përkatëse, e që mund të jetë edhe pazari eventual për pasardhësin e tij në postin e presidentit.
Arbresh.info: Polemika e tyre tashmë po prek edhe Kosovën shkaku i kufijëve në Ballkan, si duhet të definohet i gjithë ky diskutim?
Sallova: Në arsyetimin e mosdekretimit, që ishte arsyetim politik dhe presidenti nuk ka kompetenca për arsyetime politike, dhe ai ka të drejtë vetëm për arsyetime kushtetuese dhe juridike. Në arsyetimin e tij thuhet se ky politikan mbanë qëndrime të caktuara që bien ndesh me qëndrimet e Shqipërisë. Tek e fundit, politikanët, qofshin ministra apo kryeministra kanë të drejtë të mbajnë qëndrime politike dhe nuk besoj se është arsye e mjaftueshme për mos dekretimin e tij. Sepse, tek e fundit nëse Edi Rama do të kërkonte një Ministër të Jashtëm që ja përkrahë pikëpamjet e tij për ndryshim të kufijve në Shqipëri, ai pa problem do ta gjente një emër tjetër që do të ishte politikan tradicional shqiptarë që i përkrahë pikëpamjet për lëvizje eventuale të kufijve. Sepse, tek e fundit, kjo çështje tashmë nuk po ndalohet, as nuk po mohohet nga sponsorizuesi kryesor i Kosovës, qa janë shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika po thotë që të gjitha opcionet janë të hapura dhe janë në tavolinë. Do të thotë edhe çështja e ndryshimit të kufijëve në funksion të arritjes të një marrëveshjeje përfundimtare është në tryezë, pavarësisht e pranojmë apo nuk e pranojmë. Por, atje po bëhet një lojë politike. Meta do të shfrytëzojë këtë kartë prej natyralisti, për t’u dukur se po e mbronë Kosovën, e që nuk e besoj që halli i vërtetë i tij.
Arbresh.info: A besoni se me të vërtetë Edi Rama e ka propozuar Gentin shkaku i qëndrimeve rreth kufijve në Ballkan?
Sallova: Unë nuk e besoj. Sepse unë e thash, se po të donte ai një ministër që ja artikulon këto ide, mund ta bënte dikë tjetër me shumë më shumë përvojë, edhe që mund të kalonte ndoshta me më pak bujë atje. Por, u shfrytëzua rasti i kësaj kandidature në moshë të re. U kapën në teknikalitete, jo e ka çertifikatën e që nuk ishte esenciale për refuzimin e dekretimit. Por, unë mendoj që kjo thjeshtë është vetëm një shkas. Ne e kemi parë që skena politike në Shqipëri dhe Kosovë i kanë tashmë aleatët dhe kundërshtimet reciprok. Pra, edhe Metën e kemi parë që është i afër me kryeministrin Haradinaj. Ndërkaq, Ramën e kemi parë që është më i afërt me presidentin Thaçi. Si duket, këto kundërshtim pikëpamjesh që po ndodhin në Kosovë, pra antagonizmi Thaçi-Haradinaj, si duket po reflektohet edhe atje. Por, atje jo në funksionin e vërtetë, por në funksion të politikës ditore.
Arbresh.info: Kanë filluar të përdorin edhe etiketime, a po kalon në ofendime krejt ky debat?
Sallova: Në Shqipëri nuk është e re kjo, me etiketime reciproke. Bile, mua po me duken shumë të moderuara. Atje nuk ka etiketë që nuk është përdorë nga kundërshtarët. Ta zëmë, Sali Berisha kur e ka quajtur Ilir Meta si “Ilir Floriri” duke aluduar në grabitjen e thesarit të shtetit kur ai ka qenë kryeministër. Ose ta zëmë Ditmir Bushati, që sot Berisha po e përdorë instrument për ta sulmuar Gent Cakaj. Sali Berisha, deri në ditën sa ishte ministër ky (Ditmir Bushati), atij nuk i ka thënë Ditmir Bushati, por Ditzi Buzhati. Sot në politikën shqipare nuk ka etikë dhe kjo tashmë farë nuk na çuditë neve.
Arbresh.info: Sa mund ta prekë raportin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, meqë edhe në Kosovë ka mendime të ndryshme të përfaqësuesve politik rreth kufijëve?
Sallova: Unë besoj se kjo nuk është se do t’i prekë marrëdhëniet ndërmjer dy shteteve. Shqipëria edhe ashtu nuk është ndonjë faktorë relevant në çështjen e Kosovës, as nuk ka qenë. Shqipëria kryesisht ka kontribuar nga pozicione periferike për shkak që nuk është një fuqi e madhe. Fati i Kosovës është përcaktuar nga fuqitë e mëdha, ku rolin kryesorë e kanë patur ShBA-të. Besoj që edhe në këtë drejtim ShBA-të lehtë do të përcaktojnë kahjen e politikës së jashtme edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...