Këtë aktivitet nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit e kanë organizuar me qëllim të vetëdijesimit për mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm.
Ata në oborrin e shkollës kishin vendosur tavolina ku i kishin vendosur një laramani ushqimesh të përgatitura nga ta, çmimet e të cilat ishin shumë të ulëta.
Drejtoresha e shkollës “Naim Frashëri”, Remzije Berisha, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit të vetëdijesohen për t’u ushqyer më shëndetshëm.
Ajo ka shprehur shqetësim për konsumimin e pijeve energjike nga nxënësit, për çka kërkoi kujdes më të madh nga prindërit.
“Sot ne së bashku me nxënës kemi organizuar për të shënuar këtë ditë ku të gjithë nxënësit së bashku me prindërit kanë përgatitur ushqim të shëndetshëm nga shtëpia të cilin sot do i sjellin këtu për t’i shitur me një çmim shumë të ulët për të bërë fonde për aktivitetet tjera të radhës, njëkohësisht kemi shfrytëzuar kohën që fëmijët të bëjnë edhe një fushatë vetëdijesuese. Përmes këtij aktiviteti do të mundohemi pak me i vetëdijesua nxënësit në lidhje me ushqimin e shëndetshëm e në veçanti edhe me pijet energjike të cilat jashtëzakonisht konsumohen nga fëmijët e vegjël, kjo ndoshta do jetë një dukuri që lënë në kujdes fëmijët dhe prindërit”, tha Berisha, raporton Kosovapress.
Arsimtarja e lëndës së kimisë po në këtë shkollë, Samile Tafarshiku, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijët të vetëdijesohen për t’u ushqyer shëndetshëm, pasi kjo mënyrë e të ushqyerit ndikon edhe në procesin mësimor.
“Ne e kemi organizuar këtë aktivitet për shkak të Ditës Botërore të Ushqimit që fëmijët tanë të ushqehen shëndetshëm dhe këto të holla të cilat i kemi mbledhur me nxënësit dhe prindërit e fëmijëve do i shfrytëzojmë për shkollën tonë në mungesë të disa gjërave që na mungojnë…Kjo mënyrë e të ushqyerit shëndetshëm është më mirë fëmijët të ushqehen me ushqim të shëndetshëm sesa të blejnë gjëra që nuk janë të shëndetshme jashtë shkollës”, tha Tafarshiku.
Nxënësja e kësaj shkolle Blerta Mehmeti e cila kishte përgatitur ëmbëlsira tha se mënyra e të ushqyerit ndikon për të pasur një jetë më të shëndetshme.
Sipas saj aktivitete që sensibilizojnë shoqërinë për mënyrën e të ushqyerit duhet të organizohen më shpesh.
“Është shumë e rëndësishme që të ushqehemi shëndetshëm sepse shëndeti është jetë…Bombicat janë nga 10 cent..Po mendoj se duhet me u organizuar dhe mendoj se tjetri më sjell fruta”, ka thënë Mehmeti.
Valton Bytyqi i cili me ndihmën e nënës kishte përgatitur kifle thotë se të ushqyerit shëndetshëm ndikon edhe në mësime.
“Unë kam përgatitur kifle, këto na ndihmojnë në mësime, ë zhvillimin e trurit, unë kam përgatitur me djathë dhe me xhem, këto mua më pëlqejnë dhe janë të shijshme dhe na ndihmojnë për trupin tonë“, ka shtuar ky nxënës.
Shkolla e mesme e ulët, “Naim Frashëri” në Prishtinë, përveç shitjes së ushqimeve të përgatitura nga nxënësit me qëllim të vetëdijesimit për ushqim, kanë përgatitur edhe një broshurë me moton “Ushqimi i Shëndetshëm, jetë e shëndetshme”.
Ndryshe, Dita e Botërore e Ushqimit organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikë bërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...