Ai thotë se ëndërra e tij e dytë u realizua kur sot në hyrje të Parlamentit të Kosovës është takuar me ish-presidentin Clinton, mikun e madh të shqiptarëve.
Ky është postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:
I dashur Bill Clinton
Para 20 viteve i kisha dy enderra: E para te takoja prinderit e gjalle ne lufte, dhe enderra e dyte ishte te te takoja edhe Ty personalisht. Sot, veq sa beme zbulimin e nje pllake perkujtimore per njerezit tane te vrare ne periferi te Prishtines.
Nenen akoma nuk e kam gjetur. Ajo, bashke me 1700 trupa tjere, vazhdon te jet e zhdukur.
Enderra ime e dyte u realizu sot, kur pata fatin te ju takoja ne hyrje te Parlamentit te Kosoves, dhe te flisja me Ju. Nena ime, nuk kam as piken e dyshmit, nga ajo bote, eshte ndier e lumtur, pasiqe pa Ty, pa zonjen Ollbrajt, pa Toni Blerin e shume te tjere, te jeni te sigurte qe nuk do ishim as ne. Kosova do ishte nje enklave serbe, me disa mijera shqipetare.
Faleminderit Zotit qe ti ekziston! Faleminderit dhe respekt pa fund per Ju.
Zoti ju bekofte Ju dhe Ameriken!