Vizita dy ditësh e delegacionit amerikan, duket se do të ketë efekte dhe do të ndryshojë qëndrimin e krerëve të shtetit rreth taksës. Mesazhi i ekipit të SHBA-së, ishte mjaft i fuqishëm dhe ndikoi në qëndrimin e tyre, thotë njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj.
Ai shton se tashmë ka mbetur në dorën e tyre se kah do të orientohen, derisa përmend edhe vizitën e presidentit tek kreu i LDK-së.
“Pas vizitës e cila ju bë dy krerëve të shtetit nga delegacioni amerikan, besoj që do të kemi pak më shumë qartësi mbi situatën e krijuar rreth Kosovës. Deri tash, kemi pasur dy qëndrime diametralisht të kundërta nga Presidenti në njërën anë dhe Kryeministri në anën tjetër. Tani ata të dy, e kanë marrë mesazhin e njëjte. Nga ky mesazh do të varën edhe qëndrimet e mëtejme të palës shqiptare. Edhe vizita e Presidentit tek kreu i LDK-së z. Mustafa, është në këtë vazhdë të informimit. Mendoj që nuk ka të keqe nëse palët përafrohen. Por, nuk mendoj që ka disponim që të shtyhen shqiptarët në kompromise të dhimbshme dhe të padëshirueshme. Çfarëdo që do të ndodhë, përgjegjësia do të bie mbi të gjithë. Këndej, duhet të ulemi dhe së pari të qartësohemi mes veti se çfarë dhe si duam, sepse bota nuk na lejon të luajmë dhe në një moment mund të na detyrojnë të ulemi dhe të pranojmë vendime e propozime të cilat nuk janë as tonat dhe as na pëlqejnë! Sa i përket taksës 100%, mendoj që ajo nuk duhet thjeshtë të hiqet. As nuk duhet të mbetet me çdo kusht nëse miqtë tanë e kërkojnë një ndryshim. Ajo nëse lëviz, atëherë duhet të materializohet, pra duhet të kemi diçka në këmbim dhe me pastaj vetëm të pezullohet përkohësisht”.
Tutje Duhanaj, ka shtuar për arbresh.info, se pas gjitha këtyre nuk dihet se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare me Serbinë.
“Natyrisht që vazhdoj të mendoj se promovimi i ndryshimit të kufijve nga ana e Presidentit ishte ide e huaja dhe e keqe. Tani me, kjo ide ka filluar të përkrahet nga shumë çarqe. Mendimi im është se edhe nëse ndryshohen kufijtë, problemet me Serbinë do të vazhdojnë. Prandaj, nëse vërtetë ka disponimin të faktorëve relevant ndërkombëtarë për ndryshim, atëherë do duhej ta shtynin Serbin që si hap i parë ta pranoj shtetësinë e Kosovës duke i garantuar që me pastaj fo të ulën në tavolinë për marrëveshje ndryshimesh”, ka përfunduara ai.
E më i ashpër në këtë çështje shprehet Faton Abdullahu, duke vlerësuar se qëndrimet e kësaj qeverie po i prishin raportet më SHBA-të.
“Taksa nuk mund ta shtyj Serbinë të na njoh as ta ndal diplomacinë e saj agresive kundër nesh. Këtë mund ta bëjmë vetëm me shtet ndërtim dhe demokratizim në fushat e ndryshme të jetës dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me aleatët tanë sidomos me ShBA-t. Ky koalicion nuk po mund t’i bëj këto pos tjerash edhe pse është i përçarë dhe nuk ka përgjigje për shumë sfida që i kemi përpara. Ftohja e raporteve tona me SHBA-t po institucionalizohet nga Qeveria aktuale. Kjo po ndodh për herë të parë që nga përfundimi i luftës. Gjeopolitikave evro-atlantike në Ballkan të prira nga SHBA-të kjo qeveri po i hedh pengesa. Për më keq, këtë veprim po e justifikon me sovranitet e shtet ndërtim. Kjo duhet të ndalet. Sa më parë aq më mirë”, tha ai për arbresh.info.
Zëvendësdrejtori i Lartë për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley, u takuan me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në Beograd dhe takimeve me udhëheqësit e qeverisë së Serbisë.
Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”.
Në të dyja kryeqytetet ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se Dialogu duhet kthyer në binarë, dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për tu kthyer në tryezën negociuese.
Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndërinstitucionale e 11 shkurtit se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara.
Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik./V.Selimi/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...