Merkeli e pakënaqur me Presidentin, e Macroni me Kryeministrin

09:25 | 2 Maj 2019
V. S.

Ishte pritur me entuziazëm takimi i krerëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit, por më shumë se një samit formal nga ky takim nuk pati ndonjë rezultat. Të pakte jo për Kosovën dhe Serbinë.

Ftesa  për krerët e këtyre dy vendeve nxiti reagime të shumta se ky samit mund të ndikojë në vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dialog ky që tash e një kohë ka mbetur i bllokuar.

“Mos arritja e asnjë rezultati për Kosovën në këtë Samit, mund të ketë dy  emra President dhe Kryeministër jo adekuat.”

Të paktën kështu është shprehu për arbresh.info, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Glauk Konjufca.

Ai tha së Kosovës deri më tash nuk i ka ndodhur të përfaqësohet në një Samit të tillë më qëndrime të kundërta nga dy liderët shtetëror.

“Kosovës moti nuk i ka ndodhë që me u përfaqësuar në formate kaq të larta me dy qëndrime shumë të ndryshme qa kanë të bëjnë me çështjet jetike të Kosovës. Presidenti ka hapur projekte të reja që i ka vendosur pikëpyetje shtetësisë tonë”.

Tutje Deputeti Konjufca, thotë se si kancelarja gjermane, Angela  Merkel, po ashtu edhe presidenti francez, Emanuel Macron, ishin të pakënaqur më liderët e Kosovës.

“Mu duk që Merkeli ishte i pakënaqur me Presidentin (Hashim Thaçi) tonë ndërsa Macroni ishte i pakënaqur me Kryeministrin (Ramush Haradinaj). Ndërsa Presidenti ishte i pakënaqur me të dy këta, e Kryeministri duket se në Berlin kishte shkuar vetëm për vizë.”

Madje sipas Konjufces ky samit i ka dhënë  Kosovës një mesazh negativ lidhur me perspektivën e zgjerimit.

Sipas tij nëse s’ka zgjedhje të reja, Kosova nuk e dinë se kah do të orientohet me këtë spektër politik.

“Samiti ka dhënë një mesazh negativ sa i përket perspektivave të zgjerimit. Gjendja politike në Kosovë është e paqëndrueshme dhe pas mesazheve të Samitit të Berlinit, Kosova nuk e di se çfarë plani ka nëse nuk ka zgjedhje të reja”.

Nikoqir i takimit tjetër me akterët e njejtë, do të jetë Macron. Më 1 korrik ai do të bëjë përpjekjen e radhës për t’i dhënë përgjigje shumë paqartësive ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor./V.selimi/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme