Qeveria e Gjermanisë nuk e ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me mosndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, të paraqitur publikisht nga kancelaria Angela Merkel më 13 gush, ndërsa po fliste për kufijtë territorial, e që e ka përsëritur kohë më parë gjatë bisedës me presidentin amerikan Donal Trump.
Kështu i kanë deklaruar të përditshmes së Podgoricës “Pobjeda” zyrtarë nga Qeveria e Gjermanisë.
“Kancelarja Merkel ka përsëritur se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është vendosur dhe i pacenueshëm. Ky vazhdon të jetë qëndrimi i Qeverisë Federale. Qeveria Federale mbështet fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndërmjetësuar zgjidhje të qëndrueshme në mes të Serbisë e Kosovës”, kanç deklaruar në Qeverinë e Gjermanisë, shkruan ‘Pobjeda.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...