Konsiderohet që rreth 30 përqindëshi i popullsisë së Kosovës jeton jashtë vendit. Përkundër asaj që votat e bashkatdhetarëve, do të mund të ndryshonin shumëçka në rezultatet e zgjedhjeve qendrore apo lokale, momentalisht votimi nga jashtë është i lejuar të bëhet vetëm përmes postës, kjo e cila ka procedura tejet të gjata, shkruan arbresh.info.
Edhe pse Kosovën e pret një proces zgjedhor, së shpejti, kjo legjislaturë nuk arriti të miratojë ndryshimet ligjore që do të lehtësonin votimin e mërgimtarëve.
Vet fakti që në zgjedhjet lokale që u mbajtën për herë të fundit në vendin tonë, të drejtën e votës nga jashtë arritën ta gëzojnë vetëm 5 mijë bashkatdhetarë nga 30 për qind i popullsisë që jeton jashtë vendit, tregon se kjo mënyrë e votimit po e shemb vullnetin e bashkatdhetarëve për të votuar.
Përkundër faktit që organizatat e shoqërisë civile, që nga viti 2015, kanë propozuar ndryshime në kornizën ligjore që parasheh votimin jashtë vendit, Qeverisë së Kosovës duket se nuk i bëhet vonë për këtë punë.
Zekrija Shabani, student kosovar në Stamboll, ka thënë për arbresh.info se është interesuar që të votojë nga Stambolli por se proceduarat kanë qenë shumë të gjata i kanë shuar vullnetin ta shfrytëzojë këtë të drejtë.
‘’Meqenëse këto janë zgjedhjet e para që më kanë nxënë këtu, jam interesuar se si shkon votimi nga këtu por proceduar ishin tejet të gjata dhe për këtë arsyeje nuk më merr mendja që do të votoj”, u shpreh ai.
Besire Xhemollari, shtetase e Kosovës që jeton në Itali, ka thënë se nuk ka tentuar të votojë nga jashtë ngase procedurat e kësaj pune zgjasin rreth 3-4 ditë.
“Kisha pasur dëshirë që të votojë por nuk kam votuar kurrë dhe i përtoj shumë kësaj pune sepse procedurat zgjasin rreth 3-4 ditë, ndoshta dhe më shumë”, tha Xhemollari
Ndërsa Naki Berisha, shtetas kosovar që jeton në Zvicër, ka thënë për arbresh.info ka votuar vetëm një herë nga jashtë dhe më nuk do të votojë kurrë ngase sipas tij procedurat janë neglizhuese.
“Një herë kam votuar nga Zvicra por jam bërë pishman. Së pari duhet të dërgosh kërkesë me mail, të presësh disa ditë përgjigje, pasi që te vjen leja e votimit duhet të shkosh në Ambasadë ti kryesh edhe disa proceduara, dhe pas disa dite të vjen letra e votimit të cilën duhet ta dërgosh në postë dhe ta paguash vetë”, tha Berisha.
Albulena Haxhiu, nga Komisioni për Legjislacion ka thënë për arbresh.info se mërgata jonë është ndër vite e diskriminuar, sa i përket procedurës së votës. Procedurat burokratike që aktualisht janë në legjislacionin në fuqi, bëjnë që mërgata jonë të mos e shpreh vullnetin të votojë në zgjedhje.
“Ne si komision për legjislacionin kemi marrë nismën që të ndryshohen këto procedura. Kemi draftuar që mërgata jonë të votojë në ambasada dhe konsullata. Por qeveria nuk ka shprehur mendimin e vet për ketë prandaj ne si komision kemi pasur për obligim që ta procedojmë në seancë dhe tashmë Kryesia e Kuvendit ka kohë që e mban në rend të ditës por nuk ka paraparë seancë për ta trajtuar atë,” ka deklaruar Haxhiu.
Sipas saj, ka pasur edhe një tendencë për ta bllokuar këtë nismë. Ajo shton se KQZ-ja duhet gjithsesi të fillojë proceduarat e brendshme, dhe të krijojë më shumë adresa, të krijojë më shumë mundësi brenda kuadrit ligjor në mënyre që kjo procedurë të lehtësohet sado pak.
“Së pari, përgjegjësia ka ra mbi Kryetarin e Kuvendit sepse, ne draftin e kishim përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ai nuk e ka proceduar këtë ligj. Prandaj unë shoh që ka një tendencë për ta bllokuar këtë çështje sepse konsiderojnë që mërgata nuk i mbështetë ata në zgjedhje dhe i bëjnë pengesa. Përkundër vullnetit që ne kemi si subjekt politik, nuk mendoj se kjo mund të ndodhë edhe për një mandat, sepse tashmë është caktuar data për shpërbërjen e Kuvendit, por edhe në qoftë se ligji do të kalonte para shpërbërjes së Kuvendit, merr kohë deri sa të shkojë në gazetën zyrtare dhe pastaj KQZ-ja duhet të bëjë punë të madhe derisa organizohet me ambasada dhe konsullata, Pra nuk është e lehtë, prandaj them se edhe këtë mandat mërgata jonë do të mbes me probleme të njëjta.”
Organizata Jo-Qeveritare D4D, kishte dhënë propozime për ndryshimin e ligjit të votimit jashtë vendit por thonë se këto nuk kanë gjetur zbatim.
“D4D ka bërë disa punime sa i përket zgjedhjeve, kemi pasur konsultime me pjesëtarë të diasporës edhe me përfaqësuesit e KQZ-së rreth këtyre proceduarave. Disa prej rekomandimeve tona janë që të zhvillohet modeli elektronik për aplikim, thjeshtëzimi i formularëve për aplikim, po ashtu të këtë edhe kod identifikues për shtetasit tonë, pra të ketë dërgim të zarfeve në mënyrë të grumbulluar, Nga ana tjetër është mungesa e edukimit dhe informimit të votuesve, tani votimi përmes ambasadës ose konsullatës. Por ende nuk kanë gjetur zbatim. Nuk më merr mendja që ky problem mund të zgjidhet para shpërbërjes së Kuvendit sepse KQZ-ja ka nevojë për më shumë kohë për këtë”, ka thënë Azem Meta nga D4D.
Ndërsa Artan Murati nga KDI, ka thënë për arbresh.info se në muajin mars të këtij viti kishin bërë një hulumtim ku janë përmbledhur të dhënat se si shkojnë këto proceduara në vendet evropiane dhe ia kishin propozuar deputetëve por nuk ka asgjë konkrete.
“Kemi ofruar në hulumtim parlamentar për komisionin për legjislacion ku në muajin mars e kemi bërë një dëgjim publik ku kemi ofruar asistencë deputetëve për duke i treguar se si janë të rregulluara këto çështje në shtetet tjera. Por puna e këtij legjislacionin të mbet në gjysme, pasi që pasi që vjen qeveria e re, ky legjislacion”, tha Murati.
Ndërsa në institucionin e Avokatit të Popullit, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info kanë thënë se projektligjet për ndryshimin e këtij problemi aktualisht janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni Funksional i Kuvendit.
Ky institucion kishte rekomanduar Ndryshimin/Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, me të cilin do të përcaktohej edhe publikimi i rezultateve përfundimtare të votave jashtë vendit, Plotësimin/Ndryshimin e Rregullës Zgjedhore, me të cilën do të përcaktohej vendndodhja e kutive zgjedhore dhe roli i zyrave konsullore/ambasadave në procesin zgjedhor, dhe Ndryshimin/Plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, me të cilin do të plotësohej ashtu që përveç votimit me postë të mundësohet edhe votimi fizik nëpërmjet zyrave konsullore apo ambasadave të shtetit përkatës në territorin e vendit të huaj./A.Begolli/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...