Mërgim Lushtaku: I kemi numrat për buxhetin

09:34 | 30 Janar 2019
V. S.

Projekt buxheti për vitin 2019 për të cilin pritet të mbahet seancë të premten, ende nuk dihet nëse ka grumbulluar votat e mjaftueshme për të kaluar.

Deputeti i PDK-së dhe anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Mergim Lushtaku në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se beson që i kanë bërë numrat për ta votuar buxhetin për vitin 2019.

Ne si anëtarë të komisionit për buxhet dhe financa kemi punuar mjaft shumë  në projekt buxhetin e  vitit 2019, duke përfshirë të gjitha kërkesat , amandamentet që janë propozuar nga deputet të partive të ndryshme. Jemi munduar që ato amandamente që janë të arsyeshme t’i përfshijmë në projektligjin e 2019-ës. Me këtë besoj që do të ketë edhe mbështetje nga partitë e tjera, shpresoj që do të kemi mbështetje edhe nga PSD. Besoj që i kemi numrat”, ka thënë ai./arbresh.info\

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/786361548406908/

 

PSD e vendosur, s’jep votë pa përmbushjen e kushteve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme