Memli Krasniqi i përgjigjet Lumir Abdixhikut: Ciu, ciu… s’rriteni më duke folur për PDK-në

21:14 | 26 Korrik 2019
A. B.

Memli Krasniqi i është përgjigjur Deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili gjatë mbrëmjes ka deklaruar se PDK po frikësohet nga zgjedhjet.

Shefi i GP të PDK-së e ka quajtur Abdixhikun “piun të Isa Mustafës”, ndërsa ia ka kujtuar atij se më nuk dhezin taktikat për t’u rritur duke e sharë PDK-në.

“Një piun i Isa Mustafës, që partia e vet s’e lejoi as të kandidohet në ndonjë degë dhe të cilin shumica e LDK-së e shohin si profiter ordiner, bën mirë ta shikojë oborrin e vet të kontaminuar, sepse kot bën “ciu ciu” kur flet për PDK-në”, ka shkruar Memli Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

Krasniqi ka thënë sërish se zgjedhjet janë të pashmangshme dhe të domosdoshme, për t’i dhënë vendit një Qeveri me legjitimitet.

Ky është postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Nje piun i Isa Mustafes, qe partia e vet s’e lejoi as te kandidohet ne ndonje dege dhe te cilin shumica e LDK-se e shohin si profiter ordiner, ben mire ta shikoje oborrin e vet te kontaminuar, sepse kot ben “ciu ciu” kur flet per PDK-ne.

Zgjedhjet per PDK-ne jane jo vetem te pashmangshme, por te domosdoshme, per t’i dhene Kosoves nje qeveri me legjitimitet dhe me vizion te qarte zhvillues dhe perendimor. Ndersa, profiteret e brezit te deshtimit, qe politiken e kane vec rruge tranzite, pas zgjedhjeve, mund ta percjellin vetem si vrojtues te (pa)interesuar punen e pakrahasueshme qe do ta beje qeveria e udhehequr nga PDK.

Frustrimet qe i kane me partine e tyre ky grup i “jurishnikeve” te ledhatuar te Isa Mustafes, te cilet garda e vjeter e LDK-se i shkeli ne cdo hap te zgjedhjeve te tyre te brendshme, nuk sherohen duke u marre me PDK-ne. Jane mesu ne LDK me u rrite duke e sha PDK-ne dhe lidershipin e saj, por kjo me s’ju funksionon.

Shikojeni procesin e zgjedhjeve ne PDK dhe krahasojeni ate me karrikat fluturuese ne LDK dhe e kuptoni sakte dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi te vendosur per jetesimin e “Dekades se Re” e ata ende jane ne “Shekullin e Vjeter”, me te njejtit njerez, me te njejtit kryetare degesh, me te njejtat pabesi ne garen per kryetar partie e me te njejtin mentalitet dhe pa hapesire per ndryshim e per te rinj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme