Kosova po zhvillon një afarizëm të shëndoshë, u tha sot në konferencën me temën “Ballkani Perëndimor: Reformat e rregullativës bankare dhe implementimi, sfidat e së ardhmes”, organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Banka Qendrore ka vendosur si prioritet zbatimin e vazhdueshëm të standardeve të rregullativës bankare, derisa theksoi se Kosova po zhvillon afarizëm të shëndoshë, raporton Ekonomia Online.
“Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur si prioritet zbatimin e vazhdueshëm të standardeve të rregullativës financiare. Dinamika me të cilën po zhvillohet rregullativa financiare ndërkombëtare kërkon resurse të konsiderueshme për të zbatuar nga Banka Qendrore, dhe kjo sigurisht që paraqet një sfidë të rëndësishme për bankat qendrore që janë më të vogla, siç është në Kosovë dhe vendet e rajonit”.
Guvernatori Mehmeti bëri të ditur se, sipas të dhënave të fundit të muajit qershor, asetet e sektorit bankar kanë arritur vlerën 3.9 miliardë euro, raporton EO.
“Sektori bankar në Kosovë mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të fundit të muajit qershor 2018, asetet e sektorit bankar arritën vlerën 3.9 miliardë euro. Vlera e përgjithshme e kredive në qershor 2018 ishte 2.7 miliardë euro dhe ka shënuar rritje vjetore prej 11.3%”.
“Kjo tregon për një afarizëm të shëndoshë të bankave në vendin tonë. Sektori bankar vazhdon të jetë mirë i kapitalizuar. Sektori bankar po kalon në një periudhë të kënaqshme dhe është në përputhje me kërkesat rregullative”, tha ai.
David Oberhuber, nga GIZ-i, tha se Banka Qendrore e Kosovës ka punuar me përkushtim për përmbushjen e obligimeve që dalin nga rregullativi bankar, raporton EO.
“Ne filluam bashkëpunimin me BQK-në disa vite më herët për të filluar përmbushjen e obligimeve që dalin nga rregullativi financiar. Ne kemi punuar me një ekspert që ka bërë punë të mrekullueshme për vite me radhë. Mendoj që kemi funksionim të mrekullueshëm në Bankën Qendrore. E rëndësishme është se kemi ngjarje që bashkon edhe bankat e regjionit dhe ky është një hap i mirë”, tha ai.
Ilir Aliu, nga Asociacioni i Bankave në Kosovë, tha se është e rëndësishme që bankat të funksionojnë në bazë të rregullativit financiar, raporton EO.
“Bankat komerciale duhet të pyesin veten se çfarë kanë mësuar nga krizat financiare dhe përgjigjja është e thjeshtë, secila bankë duhet të jetë e përgatitur për krizat dhe rreziqet qe mund të shfaqen dhe kjo jo pse e kërkon rregullativi bankar, por sepse kjo është mënyra e të funksionarit”.
Ndërkaq Ruud Vermeulen, përfaqësues i FMN-së në Kosovë, ka prezantuar Reformat e rregullativës bankare dhe implementimin, sfidat e së ardhmes./EO/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...