Teologu kosovar, Emin Behrami dje në një emision televiziv ka folur dje për një skandal që sipas tij e kishte përfshirë Madresenë “Alaudin”.
Behrami ka thënë se fillimisht kishte qenë myftiu Naim Tërnava kishte akuzuar të gjithë profesorët për sjellje të pa hijshme ndaj nxënësve të kësaj medreseje. Behrami ka thënë e në këtë skandal janë të përfshirë dhëdrri i myftiut Naim Tërnava, Bahri Simnica, dhe Shemsi Rrahimi i cili ishte edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame.
Pas këtyre akuzave, ka ardhur reagimi nga Medreseja “Alauadin”. Medreseja i quan këto shpifje e gënjeshtra, ndërsa garanton në punë të pastërt e të ndershme.
“Medreseja e mesme Alauddin që nga fillim dhe tani vazhdon punën e vet në bazë të vlerave të besimit, etikës dhe të sukseseve të shumta. Misioni ynë i shenjtë ka qenë dhe vazhdon të jetë edukimi i mirëfilltë i brezave të rinj në frymën kombëtare dhe fetare. Roli i shkollës sonë është dëshmuar ndër vite në tërë procesin e shtetndërtimit të Kosovës, si para, gjatë, ashtu edhe pas luftës.
Duke u bazuar në vlerat tona të pakontestueshme, ne si shkollë reagojmë fuqishëm dhe distancohemi plotësisht nga të thënat e mysafirit, Emin Behramit, në emisionin Frontal të televizionit T7, të datës 16.10.2018. Akuzat e pretenduara në këtë emision, që edhe më shumë se pas 10 vitesh të kaluara e të trajtuara me kohë nga organet relevante, riaktuaziohen me qëllime të ulëta, të padinjitetshme, janë shpifje e gënjeshtra dhe që nuk shpërfaqin realitetin faktik të shkollës sonë. Në të kaluarën, si edhe tani, nuk kemi asnjë shqetësim të vetëm të ngritur të natyrës së tillë nga asnjë palë; nxënës, prindër, kujdestarë, etj., përveç mysafirit të lartpërmendur.
Njoftojmë opinion e gjerë se ky proces ka kaluar nëpër të gjitha instancat relevante të Kosovës: Medresesë, BIK-ut, DKA-së dhe MASHT-it. Me këtë rast këto institucione kanë vërtetuar të kundërtën e këtyre akuzave të ngritura, dhe si të tilla i kanë cilësuar pa bazë.
Sigurojmë opinion e gjerë se Medreseja e mesme Alauddin vazhdon të punojë me shumë dinjitet dhe krenari në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, si dhe në kryerjen e misionit të shenjtë kombëtar dhe fetar” thuhet në reagim.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...