Google ADS

Mediat serbe s’pajtohen dot me respektimin e Presidentit në Paris

10:29 | 13 Nëntor 2018
V. S.

Mediat serbe vazhdojnë t’i kërkojnë me ngulm prapaskenat potenciale të respektit të madh që iu bë Presidentit Hashim Thaçi në Paris.

Ato nuk po mund të pajtohen assesi me atë që ndodhi në ceremoninë e festimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, prandaj janë duke kërkuar “arsye të fshehura” për pozicionimin e Thaçit dhe takimet që i realizoi.

Imagjinata e mediave serbe shkon nga “Marrëveshja e fshehtë mes Thaçit dhe Putinit”, e deri te “Pagesa e 25 milionë eurove”, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme