Mendojmë se Beogradi zyrtar nuk do të zbatojë kundërmasa ndaj Prishtinës, përkundër faktit se Qeveria e Kosovës tash e disa muaj refuzon të heq taksën ndaj mallrave të Serbisë, kanë thënë përfaqësues të qarqeve diplomatike nga Perëndimi për gazetën serbe ‘Danas’.
Siç shkruan gazeta, diplomatët theksojnë se hapi i autoriteteve serbe drejt kundërmasave “do të nxiste reagime të këqija të vendeve perëndimore dhe do ta përkeqësonte pozitën e serbëve në Kosovë”.
“Në këtë gjendje të tashme, Beogradi është në epërsi taktike e morale, sepse gjatë muajve të shkuar, që kur Kosova e ka vënë taksën, me asgjë s’e ka ndihmuar gjetjen e zgjidhjes për problemin e kosovar”, kanë thënë diplomatë për këtë gazetë, transmeton lajmi.net.
Tutje, kjo gazetë shkruan edhe për iniciativën për rrëzimin e Qeverisë Haradianj.
“Diplomatët po ashtu mendojnë se nuk është e sigurt që deri te takimi për Ballkanin Perëndimor të caktuar më 1 korrik në Paris, “do të bjerë” Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj edhe pse Vetëvendosje e Lidhja Demokratike po përpiqen ta bëjnë shumicën në Parlament për ta rrëzuar pushtetin aktual. Ky hap do ta ngadalësonte edhe më shumë tempin e negociatave ndërmjet Beogradit e Prishtinës”.
Po ashtu, “Danas”, shkruan se negociatat për Kosovën duhet të vazhdojnë, ku edhe në vijim është edhe takimi për këtë rajon në Paris.
“Negociatat për Kosovën duhet të vazhdojnë e në vijim është edhe takimi për këtë rajon në Paris dhe në Poznanj. Kohë e gjatë tashmë është humbur dhe asnjëra palë nuk ka të drejtë të tërhiqet e të blejë kohë”, citohet të jetë thënë në qarqet diplomatike.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti ka përgatitur masa “të kufizuara”, nga të cilat disa, “janë shumë të fuqishme dhe shumë të rrepta”, si përgjigje ndaj taksave që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...