Me qëllim të rritjes së nivelit të transparencës në punë në përputhje me objektivat e Planit Strategjik të Gjykatës (2018-2020), në seancën administrative të mbajtur më 13 maj 2019, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës morën vendim që nga muaji qershor, opinioni publik dhe mediat të informohen për të gjitha rastet e shqyrtuara dhe të vendosura në seancat e rregullta shqyrtuese.
Njoftimet me informata përmbledhëse përkitazi me vendimet e miratuara pas çdo seance shqyrtuese, përveç se do t’u dërgohen mediave, do të publikohen edhe në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org. Për aktgjykimet me rëndësi të veçantë për publikun dhe për institucionet shtetërore, njoftimi për vendimet nga seanca shqyrtuese do të përmbajë informata më të detajuara përkitazi me rastin.
Duke pasur parasysh rregullat dhe procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës, përkitazi me kohëzgjatjen e procedimit të vendimeve të miratuara nga seanca shqyrtuese deri në përgatitjen e tyre për publikim dhe dërgim tek palët parashtruese, teksti final i vendimeve do të publikohet në afatin prej së paku 15 ditë pune (dhe më shumë, varësisht nga përmbajtja dhe vëllimi i lëndës për përkthim) nga koha e publikimit të njoftimeve me informata përmbledhëse.
Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 20 qershor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: KI 02/18, KI 25/18, KI 36/18, KI 111/18, KI 129/18, KI 130/18, KI 132/18, KI 156/18, KI 166/18, KI 02/19, KI 18/19 dhe KI 35/19.
Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve/javëve në vijim):
1. Aktvendim
Lënda: KI 02/18
Parashtrues: Qeveria e Republikës së Kosovës/Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit [Rev. nr. 232/2017], të 15 nëntorit 2017, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndonëse pa specifikuar saktësisht ndonjë të drejtë apo liri që mund të jetë shkelur.
Kërkesa e parashtruar bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me rregullin 39 (1) (d) të Rregullores së Punës. Gjykata refuzoi kërkesën për mos-zbulim të identitetit si të paarsyetuar nga parashtruesi i kërkesës në lidhje me rregullin 32(6) të Rregullores së Punës.
2. Aktgjykim
Lënda: KI 25/18
Parashtrues: Vasilije Antović
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, CA. nr. 1952/2016, i 25 prillit 2017, me të cilin pretendohej se janë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa e parashtruar bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 113.7, të Kushtetutës, me nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 59 (1) të Rregullores së punës, njëzëri vendosi që të:
I. DEKLAROJ kërkesën të pranueshme;
II. KONSTATOJ se nuk ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut;
3. Aktvendim
Lënda: KI 36/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit [Rev. nr. 98/2017] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 19 tetorit 2017, me të cilin pretendohej se janë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt), si dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Kërkesa e parashtruar bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
4. Aktvendim
Lënda: KI 111/18
Parashtrues: Dragomir Vlasačević dhe të tjerët
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-17-0519-0001/0003], të 15 marsit 2018, me të cilin pretendohej se parashtruesve të kërkesës u janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me nenet 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa e parashtruar bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me rregullin 39 (2) të Rregullores së Punës.
5. Aktvendim
Lënda: KI 129/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 220/2018], të 4 korrikut 2018, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt), si dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me rregullin 39 (2) të Rregullores së Punës.
6. Aktvendim
Lënda: KI 130/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 53/2018], të 6 qershorit 2018, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
7. Aktvendim
Lënda: KI 132/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 118/2018], të 5 prillit 2018, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
8. Aktvendim
Lënda: KI 156/18
Parashtrues: Verica (Aleksić) Vasić dhe Vojislav Čađenović
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, [AC-I-16-0207-A0001-A0006], të 31 majit 2018, i cili, sipas parashtruesve të kërkesës, mohon të drejtën e tyre për një pjesë të 20% nga privatizimi i NSH “Metohija remont“ nga Peja. Parashtruesit pretenduan se vendimi i kontestuar ka shkelur të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës), si dhe nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese nr. 03/L-121, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
9. Aktvendim
Lënda: KI 166/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A., “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme [Rev. nr. 219/2018], të 3 shtatorit 2018, përmes të cilit parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të parapara me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
10. Aktvendim
Lënda: KI 02/19, KI 03/19, KI 04/19 dhe KI 05/19
Parashtrues: Halil Mustafa dhe 3 të tjerë
Objekti i çështjes së kërkesave ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së 4 vendimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me të cilat pretendohej se janë shkelur të drejtat e parashtruesve të kërkesës të garantuara me nenet 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe nenin 15 i Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut.
Kërkesat bazoheshin në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata vendosi që kërkesat: KI 02/19, KI 03/19 dhe KI 04/19, të deklarohen të papranueshme në pajtim me nenin 48 të Ligjit dhe rregullin 39 (2) të Rregullores së punës; Përkitazi me kërkesën KI 05/19, Gjykata vendosi që të deklarohet e papranueshme, pasi është dorëzuar jashtë afatit ligjor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.
11. Aktvendim
Lënda: KI 18/19
Parashtrues: Organizata Joqeveritare “Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe
Arsim (AKEA)”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Ministrisë së Administratës Publike, KSHA-OJQ/4-2018, të 25 shtatorit 2018, me të cilin pretendohej se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me paragrafin 2 të nenit 24 [Barazia para Ligjit], nenin 44 [Liria e Asociimit], paragrafi 3 i nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe paragrafin 1 të nenit 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 11 (Liria e tubimit dhe organizimit), nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe neni 1 të Protokollit 1 (Mbrojtja e Pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, parashtruesi në kërkesë kërkoi nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme, duke pretenduar që “refuzimi i kërkesës për masë të përkohshme do të rezultojë në dëm të pariparueshëm dhe se vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik“.
Kërkesa bazohej në nenin 21.4 [Parimet e Përgjithshme], dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën të papranueshme për mos-shterim të të gjitha mjeteve juridike dhe rrjedhimisht mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të përcaktuara me nenin 113, paragrafi 7 të Kushtetutës, nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.
Kërkesa e parashtruesit për masë të përkohshme u refuzua, në pajtim me nenin 27.1 të Ligjit, dhe në pajtim me rregullin 57(4)(a) të Rregullores së punës.
12. Aktvendim
Lënda: KI 35/19
Parashtrues: Ramiz Hajdini
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit [Rev. nr. 207/2018], të 7 gushtit 2018, të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, në lidhje me aktgjykimin [Ac. nr. 807/2013], të 7 marsit 2018, të Gjykatës së Apelit dhe aktgjykimin [C. nr. 252/2009], të 31 janarit 2013, të Degës në Viti të Gjykatës Themelore në Gjilan, përmes të cilit parashtruesi pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën të papranueshme, për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë të përcaktuara me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës./arbresh.info
Policia jep detaje per therjen me thikë në Lipjan
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona