Google ADS

Me një orë vonesë fillon seanca për buxhetin dhe pagat

11:15 | 2 Shkurt 2019
arbresh.info

Me një orë vonesë legjislativi është mbledhur të shtunen për të votuar buxhetin, pagat në sektorin publik dhe Statutin e Trepçës.

R e n d i  i  d i t ë s

 

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

 

  1. Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc  për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,

 

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,
  3. Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme