Qytetarët pritet ta paguajnë për 50 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike.
Faturat e konsumatorëve të energjisë do të shtrenjtohen me nisjen e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, raporton KTV.
Rritja e çmimit të energjisë u paralajmërua nga Ymer Fejzullahu, drejtor i Departamentit të Tarifave në ZRRE.
Nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, do të ngrihet në 90 euro.
“Me ndërtimin e termocentralin Kosova e Re kur fillon operimi i këtij termocentrali, çmimi i rrymës do jetë 50 për qind më shtrenjtë”, ka thënë Fejzullahu.
Në këtë diskutim të organizuar nga KOSID-i, u tha se e kanë mirëpritur tërheqjen e Bankës Botërore për të investuar në termocentralin “Kosova e Re”.
“Banka Botërore, një nga arsyet madhore, për të cilën është tërhequr prej investimeve në Termocentralin ‘Kosova e re’, ka qenë edhe mospërputhja ose moszbatimi si duhet për një zhvendosje të dinjitetshme të banorëve të Hades. Kjo është një fitore e përbashkët me KOSID”, ka thënë Dajana Berisha, nga FIQ.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se kompanisë “Contour Global” i janë dhënë të gjitha pëlqimet mjedisore për ndërtimin e këtij termocentrali.
Ndërsa, sa i përket padisë që ka bërë shoqëria civile ndaj Ministrisë që ai udhëheq, Matoshi ka theksuar se nuk ka një informatë të tillë.
Ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ është paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës se do të nisë në vjeshtën e këtij viti.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...