Me nderime shtetërore rivarrosen eshtrat e Ahmet Krasniqit e Qazim Jakupit (LIVE)

14:03 | 21 Shtator 2018
Arbresh.info

Me nderime të larta shtetërore ka filluar ceremonia e rivarrimit të dëshmorëve Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Pas 20 vitesh, eshtrat e kolonelit Ahmet Krasniqi po rivarrosën në vendlindjen e tij në Kosovë, raporton arbresh.info.

Ai u vra në vitin 1998 në Tiranë ku dhe për 20 vite ishte i varrosur në varrezat e Tiranës.

Në rivarrimin e tij po marrin pjesë qindra qytetarë e bashkëluftëtarë të tij.

Ceremonia e rivarrimit po përcillet edhe nga liderët e vendit e rajonit.

Po ashtu në varrezat e dëshmorëve po bëhet rivarrimi i dëshmorit Qazim Jakupi i cili është edhe babai i këngëtares Leonora Jakupi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme