Me moton “Një popull si nënshtrohet një njeriu”, Albin Kurti fton qytetarët në protestë

13:40 | 23 Shtator 2018
V. S.

Lëvizja Vetëvendosje në një konferenca për media, ka bërë të ditur agjendën e protestës e cila do të mbahet më 29 Shtatorë.

Kryetari i kësaj lëvizje Albin Kurti, ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim partie që ti bashkohen protestës më moton”  Një popull si nënshtrohet një partie”.

“ Protesta do të filloj në ora 14 vende grumbullimi është para bibliotekës dhe do të vazhdoj nëpër sheshe t e Kosovës. Kjo është marshuat jonë . Ftoj të gjithë që të bëhen bashke ne ketë protestë për të ndalur Hashim Thaçin. Ka parti të cilat do të marrin pjesë në këtë protesta por intelektual e gazetar të cilët do ti bashkëngjiten kësaj proteste. Nuk është kjo protesta e partive por është protestë më moton një popull si nënshtrohet një njeriu. Është e domosdoshëm të mos vazhdojmë këtë lojë për interesa të Thaçit. Ekipi negociata, pasi të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia për të zhdukurit, dhunimet e plaçkitjet”. Ka thëne   Kurti.

Tutje në këtë konferencë është bërë e diture se të gjithë protestuesit do të kenë transport falas në të gjitha qytetet e Kosovës me 29 shtatorë.

“Me ndihmën e të gjithë aktivistët  dhe kompanie të udhëtime do të organizojmë transport falas për të gjithë protestuesit në të gjithë Kosovën për të marruar pjesë ndërsa orari do të bëhet publik me kohë”.

Kujtojmë së LVV, ka thirrur protestë me 29 shtator, kundër shkuarjes së Thaçit në bisedime më Serbinë, ndërsa kësaj proteste nuk ju është përgjigjur asnjë nga partitë e tjera opozitare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme