Zgjedhjet në Kosovë po afrohen pasi Kuvendi i Kosovës u shpërnda dhe Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme.
Shumë parti politike pritet të garatojnë në këto zgjedhje, në mesin e tyre edhe Lëvizja për Drejtësi.
Ballkani.info ka realizuar një intervistë me nën-kryetarin i këtij subjekti politik, Beni Kizolli i cili ka treguar më shumë për platformën politike.
Ky subjekt politik ka qenë kritik ndaj partive të pushtetit duke lënë mundësi reale për koalicion me ndonjë parti opozitare.
Ballkani.info: Cilat janë arsyejat e rikthimit në skenën politike?
Beni Kizolli: Kjo platformë politike e zyrtarizuar qysh në vitin e parë të çlirimit ka përjetuar dy momente historike, pragun zgjedhor i cili pengoi zhvillimin e partisë dhe largimet, duke filluar me largimin e kryetarin themelues dhe më pas largimin e degës së Prizrenit para zgjedhjeve qendror të vitit 2010, me votat e aktivistëve që ishin me mision brenda partisë.
Si rezultat të këtyre dy ngjarjeve, qytetari i humbi shpresën për të faktorizuar këtë platformë dhe strukturat u treguan imun ndaj ofertave politike.
Sot, me kryetarin dhe ideatorin e kësaj platforme rikthehemi për të jetësuar organizimin e cila fillimisht u izolua dhe me pas u kap. Kjo platformë është dinamika e kësaj shoqërie, e cila nuk dorëzohet kushteve, por, qëndron deri në dorëzimin e kushteve, gjegjësisht humb por nuk dorëzohet. Kjo frymë ka pasur rritje, dhe më pas ngecje tash është koha e rikthimit.
Ballkani.info: Tregoni më shumë rreth Lëvizjes për Drejtësi?
Beni Kizolli: Ne si besnikët e Platformës sonë politik, me përvojën 20 vjeçare dhe me punën një vjeçar si Lëvizje për Drejtësi, para se të marrim vendimin për rikthimin në skenën politike kemi zhvilluar një analizë dhe kemi arritur disa përfundime.
Pra, platforma jonë në historinë e re të Kosovës, ka arritur 2 dekada, gjatë analizës jemi fokusuar në dy periudha opozitë pasive dhe në periudhën e dytë pjese e pushtetit pasive.
Natyra e botëkuptimit tonë politike, kundërshton këtë dinamik dhe kornizë, madje u dhamë të drejt që ne të përcaktohemi si konservator, që në kuptim pranuam vetëm rolin e mbrojtësit së vlerave. Vlera në esencë nuk ruhet ato duhet të jetësohen, po të kishim pasur pretendime me jetësu këto vlera, në opozitë do të kishim qenë aktiv me frymë ndërtuese dhe në pozitë do të ishim faktor në frymë zhvillues. Në këtë mozaik, ne i takojmë periudhës së parë edhe brenda partisë edhe brenda skenës politike në vend kemi përfaqësuar frymën opozitare dhe në asnjë rast nuk kemi pranuar pazare politike.
Nga analiza në pah kemi nxjerrë se: Gjithnjë kishte një komuniteti që u indetifiku me këtë platformë, madje, në kufizim, ishin të çdo pjesë gjeografike, të çdo gjeneratë e madje edhe në çdo komunitet etnik brenda Kosovës. Pavarësisht, rrethanave, vendimeve e qëndrimeve nga këndvështrimi i organizimit kemi arritur të kemi vazhdimësi si platformë.
Në këtë drejtim si përfundim kemi nxjerr edhe disa gabime që u ngritën me dhe pavetëdijen tonë:
Jemi margjinalizuar fal diskursit tonë politik në të dy periudha
Jemi identifikuar me njerëz që nuk kishin kapacitet moral dhe intelektual në veçanti në periudhën e fundit Kemi bërë rreshtime politike kundër atmosferës politike ose interes të vendit ekskluzivisht në periudhën e fundit Ne si Lëvizje për Drejtësi: me vizion do të riformulojmë diskursin tonë politikë
Me vendosshmëri nuk do të pranojmë emra komprometuar
Me vullnetin e gjerë të anëtarësimit që arritëm mu taku nga Kuvendi deri më tani kemi formësuar formulën që do të na siguroj rikthimin.
Ballkani.info: Për çfarë formule po bëhet fjalë?
Beni Kizolli: Më lart theksova se ne jemi identifikuar si opozita e platformës dhe asnjëherë nuk kemi qenë pjesë e pozitës as në nivel lokal e as në nivel qendrore, të paktën nuk kemi pasur pozita.
Tani ne nuk duhet të mundësojmë apo të kontribuojmë në vazhdimin e botëkuptimeve që shkatërruan vendin në këto 20 vite.
Por assesi nuk duhet të mbesim jashtë loje, por si frymë opozitare duhet të pranojmë përgjegjësin politik.
Lëvizja e Drejtësisë është ndërgjegjja e politikës kosovare. Politika 20 vjeçare në vend, pa ndërgjegje:
Abuzoi me vullnetin e qytetarëve
Injoroi përkatësin shoqërisë
Keqpërdori pasurinë kolektive
Shkurt dhe qartë, për një pushtet shkatërruan një shtet e një shoqëri. Lëvizja për Drejtësi është për një partneritet ku sigurohet koncepti për zhvillimin e shtetit dhe botëkuptim për emancipimin e shoqërisë.
Ballkani.info: A keni vija të kuqe për koalicion?
Beni Kizolli: Në çdo vend sipas rrethanave vendosen disa standarde dhe ato konceptohen me disa shprehje, vet shprehja “Vijat e Kuqe” është abuzuar në këto vite. Kryetari jonë, Sylejman Çerkezi, në një intervistë si ironi përmendi “jo ne nuk kemi vija kuqe; por kemi vijat portokallta”. Për neve tregues dhe matës është e kaluara e partive dhe politikanëve. Ne jemi për shtet, me ata që shkatërruan shtetin për pushtet nuk mund të bëjmë koalicion.
Ballkani.info: Si po shkojnë përgatitjet për zgjedhje?
Beni Kizolli: Lëvizja për Drejtësi kuvendin e saj ka mbajtur me 23 shtator të vitit kaluar, brenda këtyre muajve jemi fokusuar riartikulimin e diskursit, shtrirjen e frymës apo rikthimin e besimit te platforma jonë. Pas arritjes së këtyre objektivave me sukses, Kryesia Qendrore, ka formuar Komisionin për Bisedime me Partitë Politike prej katër anëtarëve, me këtë përbërje unë si udhëheqës, nënkryetari Sead Morina, anëtarët e kryesisë Fitim Bajrami dhe profesori i nderuar Islam Musliu dhe njashtu kemi formuar edhe Shtabin, i cili do të drejtohet nga nënkryetari Sead Morina dhe anëtarët e Kryesisë Argjend Osmani dhe Agon Dragusha. Komisioni në përbërjen e lart prezantuar ka hartuar kriteret e bashkëpunimit parazgjedhor dhe Platformën e Bashkëqeverisjes, ndërsa shtabi ka hartuar Planin e Punës.
Ballkani.info: Çfarë keni paraparë në Platformë?
Beni Kizolli: Lëvizja për Drejtësi kauzën ë saj politike ka ndërtuar mbi pesë shtylla, “Njeriu, Familja, Shoqëria, Shteti dhe Kombi”, pavarësisht rrethanave këto shtylla nuk do të ndryshohen, por për përforcimin e këtyre shtyllave do të pasurohen me politikat prioritare.
Lëvizja për Drejtësi është subjekt politik i bashkimit vullnetar i qytetarëve të Kosovës të inkurajuar dhe frymëzuar nga parimet e organizimit politik të Rilindësve, të pakënaqur me zhvillimet dhe proceset politike, ekonomike, sociale në vend, të frymëzuar nga vlerat e lirisë së individit, të fjalës së lirë, të shprehjes së mendimit kritik, të bindjes së lirë, të iniciativës së lirë qytetare, të përkushtuar për formimin e shtetit të së drejtës dhe shtetit social.
LD angazhohet për një shtet social, e cila siguron kujdesin për njeriun, përkrahjen e familjes, barazinë në mundësi brenda shoqërisë pa dallim të etnisë, besimit dhe religjionit, stabilitetin dhe perspektivën e shtetit, si përfundim me këtë botëkuptim politik, ne si shtet do të jemi krahu i qëndrueshëm i kombit me qëllim që si Komb të arrijmë rolin përcaktues në regjion.
Në kuadër këtyre shtyllave, kemi rreth 30 politika prioritare, të cilat kemi vlerësuar si jetësore që duhet të realizohen në qeverisjen e ardhshme.
Ballkani.info: Çka nëse nuk arrini objektivin apo partnerin?
Beni Kizolli: Për neve politika mbi gjitha është ide dhe veprim. Si Lëvizje zgjedhjet i vlerësojmë mekanizëm demokratik për sigurimin e pushtetit. Madje brenda këtyre muajve kemi vepruar me moton “Mjaft më me pandershmëri; Mjaft më me pangopësi; zgjedhjet janë zgjidhje”, por nëse zgjedhjet shndërrohet në pazare, në do të vazhdojmë angazhimin tonë politikë deri në sigurimin e kushteve për zgjedhjet demokratike.
Ballkani.info: Çka do të siguroj Lëvizja për Drejtësisë në Kuvendin dhe Qeverinë e re të Republikës së Kosovë nëse arrini të hyni?
Beni Kizolli: Fillimisht, ndërgjegje pastaj shërbim!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...