Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 1 maj të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale.
Në vitin 2018, 23 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse këtë vit numri ka shkuar në tre.
V.B., 27-vjeçar nga Mitrovica, është viktima e tretë për këtë vit i cili të hënën humbi jetën në vendin e tij të punës. Ai ishte duke punuar në objektin e ish-hotelit “Adriatik” bashkë me tre punëtorë të tjerë kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës, shkruan më tutje “Zëri”.
Pikërisht ky rast ka bërë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të fillojë organizimin e protestave për të kërkuar nga institucionet kosovare siguri për punëtorët në sektorin publik dhe atë privat./zëri/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...