Google ADS

Mbyllet për media raportimi i Kryeshefes se Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi

10:33 | 20 Shkurt 2019
V. S.

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi ka kërkuar që komisioni të jetë i mbyllur për media gjatë raportimit për rastin në Drenas.

Pas shumë diskutimesh u vendos që komisioni të ndahet në dy pjesë. Se pari te jetë e hapur për media e pastaj të mbyllët kur të diskutohen çështje të ndjeshme.

Deputeti Rexhep Selimi, kërkoi që mbledhja te jetë e hapur .

“Kur është folur në seancë kur është folur për media. Tashme nuk ka asgjë sekrete në këtë rast. Nuk po duam që të lëndohen hetimet por tashme dihen” tha Selimi, raporton arbresh.info.

“Meqenëse është një rast që është në proces unë vetëm mund me ju përsërite ato çka kemi lëshuar në komunikatë për media. Derisa jeni në fazën e hetimeve lëndohen hetimet nëse dalim publikisht” tha Miradije Kelmendi.

Rexhep Selimim, insistoj që kjo mbledhje të jetë e hapur për publikun.

Ne do të jemi të kujdesshëm që të mos hyjmë ne detaje. Por ne si deputet duam që ti bëjmë pyetjet publike.

Ismet Beqiti propozoi që mbledhja të ndahet në dy pjesë. Një pjesë e mbyllur për raportim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme