Google ADS

Mbyllen dy kiosqe që frekuentoheshin nga të rinj delikuentë

22:00 | 22 Shkurt 2019
A. B.

Inspektorati i Komunës së Ferizajt është vënë në veprim me kërkesën e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësisë Antidrogë, për kontroll dhe asistencë në inspektimin e disa kiosqeve në qendër të qytetit.

Për mungesë të dokumentacionit përkatës që dëshmon ushtrimin e veprimtarisë si dhe kushteve të kërkuara me rregullat e inspektimit, aksioni ka rezultuar me mbylljen e dy kiosqeve që afaronin pak metra larg objektit të Komunës së Ferizajt, përkatësisht te objekti i Stacionit të Trenit.

Zona në të cilën afaronin këto biznese, është identifikuar së fundmi si zonë me prezencë të theksuar të delikuentëve të moshës së re, të cilët janë proceduar disa herë nga organet e sigurisë me dyshimet për delikuencë dhe përdorim të substancave narkotike, thuhet në një njoftim të Komunës së Ferizajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme