Zeljka Rolovic u arrestua disa herë nga policia për organizim elitar të prostitucionit në Malin e Zi, dhe në jahtet ku vinin klientët e saj, shiheshin shpesh politikanë të rëndësishëm sllavë dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë, shkruan “telegraf.rs”.
Unë erdha në universitet në Beograd, por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu. E njohur si “Madam Seljka”, këto ditë ajo rrëfeu detaje për jetën e saj të turbullt, se si ajo ishte vetëm 10 vjeçe, kur i ati i vrau nënën, gjyshen (vjehrrën e tij) dhe më pas veten.
Por ajo që është më interesante në këtë rrëfim është fakti, kur Zeljka tregon se, si e zhvillon aktivitetin e prostitutave elitare “escort” në jahtet e Kotorrit dhe Budva-s për klientët “special” të biznesit dhe politikës në ballkan.
Zeljka tregon ndër të tjera në një rrëfim të gjatë për “Telegraf.rs”, se ndër klientët e “rregullt” të saj janë politikanët dhe deputetët nga Shqipëria.
“Po, ata vijnë shpesh dhe paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizoj ‘party’”,- tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...