Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.
Megjithëse ende nuk është bërë publike agjenda e këtij takimi, janë udhëheqësit institucional të Kosovës të cilët kanë konfirmuar se as në këtë vit nuk do të ketë vendim për liberalizim të vizave, pasi ajo nuk është futur në agjendën e këtij këshilli.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka konfirmuar këtë gjë duke thënë se është e padrejtë anashkalimi i Kosovës nga BE.
Se në këtë takim të Këshillit të Ministrave nuk do të ketë vendimmarrje për liberalzimin e vizave ka treguar ditë më parë edhe komisionari për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ditën e hënë, ai ka shuar shpresat për kosovarët.
Në deklarimin e tij për media, ai ka thënë se beson se çështja e liberalizimit të vizave do të ndodh në vitin 2020.
”Puna është kryer nga Kosova kur është marrë ky vendim, pastaj ishte radha jonë që ta implementojmë këtë, ku edhe kemi dhënë raportin pozitiv. Dhe tash çështja i takon Këshillit Evropian, ku do të merret vendimi dhe kam besim se në vitin 2020 do të ndodhë, por ndoshta edhe më herët”, ka deklaruar Hahn.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...