Google ADS

Mblidhet bordi i drejtorëve të Telekomit, shqyrtohet dorëheqja e Gent Begollit

11:53 | 1 Nëntor 2018
V. S.

Dje Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.

Lajmi.net merr vesh se bordi i drejtorëve të Telekomit sot shqyrtonë dorëheqjen e Begollit nga kjo pozitë. Mbledhja e bordit do të jetë rreth orës 13:00.

Arsyet e dorëheqjes së Begollit nga kjo pozitë nuk janë bërë të ditura, por siç njoftuan burimet e lajmi.net, dje, thonë se ishte për shkaqe personale.

Lajmi.net vazhdimisht ka provuar të kontaktojë me Begollin, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme