Ndonëse ndërtimi i kishte kushtuar mbi 180 mijë euro Komunës së Prishtinës, mbikalimi afër shkollës së mesme “Ali Sokoli”, në kryeqytet as pas pothuajse 10 vjet ndërtim nuk shfrytëzohet nga kalimtaret.
Në vend të tij, qytetarët kalojnë zebrat duke rrezikuara edhe jetën e tyre, rrjedhimisht edhe duke shkaktuar tollovi në komunikacion.
Për mos përdorimin e këtij mbikalimi i cili është në vendin më të rrezikshëm për në Prishtinë, qytetarët ankohen se ky mbikalim është tejet i lartë dhe nuk mundin ta përdorin.
Ata thonë se nëse ky mbikalim do të kishte një lift atëherë do të ishte i përdorshëm.
Për dallim nga qytetarët të cilët nuk e përdorin, janë të pastrehët të cilët po shfrytëzojnë hapësirat brenda mbikalimit për ta kaluar natën.
Mirëmbajtësit e këtij mbikalimi, tregojnë se hapësira brenda mbikalimit përveç se shërben për të pastrehët, hapësira e tij është shndërruar edhe në deponoi mbeturinash.
Komuna e Prishtinës nuk i është përgjigjur arbresh.info në lidhje me interesimin rreth mos ndërtimit të liftit në këtë mbikalim dhe mirëmbajtjes.
Ndryshe, mbikalimi të rrethi i madh në Prishtinë, është ndërtuar në kohën kur Prishtina është qeverisur nga Isa Mustafa.
Në atë kohë për këtë mbikalim ishin ndarë edhe mjetet për funksionalizimin e një lifti në mënyra që të shërbej për persona më të moshuar, por mjetet e ndara asnjëherë deri më tash nuk janë shfrytëzuar për funksionalizimin e këtij lifti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/620023885108757/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...