Që nga muaji janar i këtij viti e deri në muajin e kaluar (maj) mbi 500 persona në Kosovë janë pickuar nga rriqrat, derisa numri i të pickuarve pritet të rritet edhe më shumë me ngritjen e temperaturave, shkruan gazeta “Zëri”.
Në komunën e Prishtinës vetëm gjatë këtij muaji janë raportuar 23 raste të pickimit nga rriqrat, derisa numër të madh të të pickuarve ka pasur edhe në komunat tjera.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kanë thënë për gazetën “Zëri” se vetëm në katër komuna të vendit deri tani janë pickuar nga rriqrat 541 persona.
Era Pireva, zyrtare për Informim në këtë Institut, ka thënë se vetëm në komunën e Malishevës gjatë këtij viti janë pickuar nga rriqrat 263 persona.
Ajo ka thënë se qytetarët janë pickuar nga rriqrat si pasojë e qëndrimit në livadhe e po ashtu edhe për shkak të veshjes joadekuate që kanë pasur. “Deri më tash numri i të pickuarve nga rriqrat ka arritur në 263 në komunën e Malishevës, 138 raste në komunën e Suharekës, 92 raste në komunën e Klinës dhe 48 raste në komunën e Rahovecit, kjo si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, në shkurre dhe në stalla dhe veshmbathjes joadekuate”, ka thënë ajo.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve