Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/76 të datës 21.11.2018, me të cilin përjashtohen nga taksat mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që janë importuar deri me datë 21.11 2018, dhe janë gjetur nën procedurat doganore me regjim të pezulluar (depo doganore, import të përkohshëm, përpunim nën kontroll doganor dhe përpunimi i brendshëm) me rastin e lëshimit në qarkullim të lirë.
Në raportin që Dogana e Kosovës u ka dërguar ministrave, taksa e pezulluar e këtyre mallrave është 431 milionë euro.
Donjeta Gashi zëdhënëse për media nga Zyra e Kryeministrit ka thënë se sipas raportit nga Dogana e Kosovës, prej datës 21.11.2018, mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja nuk janë lejuar të futen në Depo Doganore për pezullim të taksave, përveç brendeve ndërkombëtare.
Sipas saj pas vendimit numër 06/82 i datës 28.12.2018 vlen edhe për brendet ndërkombëtare.
“Me date 12, 13 dhe 14 Dhjetor nga ana e zyrtareve doganor janë kontrolluar fizikisht mbi 95% të gjitha këtyre produkteve dhe ka konstatuar se te njëjtat janë të disponueshme tek subjektet afariste, pra janë të magazinuara në Depo Doganore. Këto mallra kanë afat qëndrimi në Depo Doganore një vit nga data e futjes në depo. Sipas kriterit të licencimit për depo doganore është paraparë që çdo mall në import me regjim në depo doganore të shkarkohet brenda një viti nga data e importit, përveç rasteve të veçanta. Mallra-stoqe me origjine nga Serbia dhe Bosnja me date 11.01.2019 janë ne vlere prej 2,071,981.84 €, taksa të pezulluara 431,235.88 €. Mallra këto të importuara para datës 21.11.2018, vendimi 01/76 i datës 21.11.2018 për masën mbrojtëse prej 100%”, ka thënë Gashi për arbresh.info.
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lulzim Beqiri, vendimin e cilëson si “skandaloz”.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës 100% për mallrat që kanë hyrë në vend para datës për marrjen e këtij vendimi, për mendimin tim është skandaloz. Nuk do të duhej që një vendim i tillë të merret, pavarësisht se a kanë qenë në territor të Kosovës a jo ato mallra edhe pas vendosjes se taksës. Këtu lind dyshimi se individ të caktuar brenda MTI-së apo edhe Qeverisë kane kontrabanduar mallra, dhe i kanë vendos në doganë për t’i legalizuar”, ka thënë ai.
Sipas tij një vendim i tillë do të shërbejë si shkas për kontrabandë në të ardhmen, duke e vënë në dyshim edhe seriozitetin e shtetit.
“Jeni dëshmitar se vitin e kaluar ka pas zëra në Parlament se po fiken kamerat në dogana andaj me të drejt qytetarët janë të zemëruar me një vendim të tillë, i cili ka dhënë një mesazh negativ edhe te partnerët e ri ekonomik edhe te masa popullore”, ka theksuar Beqiri duke shtuar se ky vendim dëmton edhe buxhetin e Kosovës.
“Do të duhej që prokuroria të fillonte hetimin për dëmtim të buxhetit të shtetit. Nuk ka askush të drejtë të dëmtojë buxhetin e shtetit. Në anën tjetër veprimet e tilla mund të jenë edhe të nxitura nga individ të cilët prioritet e kanë përfitimin e tyre personal, duke qenë brenda Ministrisë dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendosjen e taksës 100% për mallrat e Serbisë dhe ato të Bosnjës e Hercegovinës më 21 nëntor të vitit të kaluar. Ky vendim ishte si kundërpërgjigje ndaj politikës agresive serbe, pas votës kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Ndonëse për këtë vendim, Kosova u kritikua edhe nga ndërkombëtarët si BE, SHBA, dhe shtetet tjera, duke u bërë kërkesë që ta anulohet, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencat për shtyp çdoherë përsërit fjalimin e tij që vendimi i taksës 100% për mallrat serbe do të hiqet në ditën kur Serbia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, dhe të mos e pengoj në rrugëtimin e integrimeve evropiane./V.Berisha/arbresh.info
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij