Ministria e Punëve të Brendshme është duke e vazhduar fushatën për legalizimin e armëve të vogla dhe të lehta. Periudha e legalizimit të armëve ka filluar nga 17 dhjetori i vitit të kaluar dhe do të jetë në fuqi për gjashtë muaj.
Tani kur ka kaluar gjysma e periudhës së paraparë numri i qytetarëve që kanë aplikuar për legalizim të armëve është i vogël. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Destan Mustafa, shef i Divizionit për Armë dhe Municion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në RTK 3, por ai ka thënë se numri pritet të rritet.
“Deri më tash kemi diku 420 kërkesa për legalizim, por kemi edhe numër shtesë të qytetarëve që janë paraqitur nëpër kompanitë e licencuara, të cilat pas testeve që i bëjnë ato i dorëzojnë mostrat balistike tek MPB dhe aty presim vazhdimisht që të rritet numri i kërkesave”, ka theksuar Mustafa.
Sipas tij, MPB-ja ka bërë një punë të madhe me hartimin e politikave të legalizimit që është edhe kërkesë e Komisionit Evropian, në mënyrë që të zvogëlohet numri i armëve të paligjshme.
“Ligji për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve ka hyrë në fuqi në vitin 2017, derisa vitin e kaluar e kemi nxjerrë Udhëzimin Administrativ për legalizimin e armëve dhe bazuar në atë udhëzim dhe në ligj, ministri ka nxjerrë një vendim që ta shpallë periudhën e legalizimit të përgjithshëm dhe ajo periudhë është deri më 17 qershor. Ne konsiderojmë se është një periudhë e mjaftueshme që qytetarët të marrin hapin e duhur për të legalizuar armët sepse deri më tani nuk e kanë pasur një mundësi të tillë përveç pas luftës kur është bërë aksioni i madh nën menaxhimin e KFOR-it, por që ka dalë pak i suksesshëm dhe që nga atëherë nuk ka pasur një politikë të tillë”, ka shtuar Mustafa.
Ai tutje ka thënë se tani MPB dhe Qeveria e Kosovës e kanë mundësuar këtë politikë amnistuese për qytetarët për legalizimin e të gjitha armëve që i kanë.
“Ne nuk presim që do të legalizohen të gjitha duke iu referuar numrit të përgjithshëm të armëve. Sipas një hulumtimi të UNDP-së në vitin 2007 ka dalë se numri i armëve në Kosovë është diku rreth 310 mijë deri në 400 mijë armë në posedim ilegal. Pastaj në hulumtimin tjetër në vitin 2014/15 ka rezultuar të jetë diku 260 mijë armë dhe këtu ka ndikuar sigurisht Ligji për Legalizim dhe Dorëzim Vullnetar të Armëve, i cili ua ka mundësuar qytetarëve t’i regjistrojnë armët që kanë qenë më herët të regjistruara dhe t’i posedojnë me leje, që kryesisht i kanë përdorur për gjueti dhe e ka rregulluar çështjen e sportit, përkatësisht përdorimin e armës për arsye sportive dhe rekreacioni dhe kjo ka ndikuar që të ulet numri i armëve të palegalizuara”, ka nënvizuar Mustafa.
Ai ka thënë se në zvogëlimin e numrit të armëve të palegalizuara kanë ndikuar edhe aksionet e Policisë së Kosovës, ku vazhdimisht ka një numër prej 1200 deri 1500 armë që mblidhen çdo vit, por edhe procesi i shkatërrimit të armëve që është çdo vit.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...