Mbi katër milionë euro janë ndarë gabimisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në tri vjetët e fundit, si rezultat i mos-evidentimit të ndryshimeve te përfituesit nga skemat sociale.
Ndër vite, tani Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportet e saj ka evidentuar problemet në kontrollin dhe menaxhimin e drejtë të subvencioneve të kësaj ministrie në Skemat e Ndihmës Sociale.
Deri vonë, siç evidentohet në raportin e vitit 2011, mosbashkëpunimi i Ministrisë me institucione të tjera, ka rezultuar me humbje të buxhetit.
Pavarësisht se tani Ministria ka bashkëpunim me institucione të tjera, shuma të mëdha të mjeteve financiare vazhdojnë të shpërndahen gabimisht.
2017, në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës, ishin evidentuar 82 raste të përfituesve nga më shumë se një kategori brenda skemës së njëjtë, për çka vlera e gabimit financiar arrinte në 179 mijë euro.
KTV-ja ka pritur për disa ditë nga Ministria të marrë përgjigje për këto çështje, por fillimisht, zyrtarë të saj kanë preferuar që të njëjtat çështje t’i ngrenë në mbledhjen e fundit të Qeverisë, para se të japin përgjigje.
Ata kanë minimizuar gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në veçanti për pagesat e pensioneve për personat e vdekur, që vitin e kaluar, sipas raportit, shuma e gabimit financiar arrinte në mbi 100 mijë euro./KTV/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë