Mbi 250 fëmijë festuan 1 qershorin në KEDS, ishte festë e paharueshme

15:15 | 1 Qershor 2019
A Z

Oborri i KEDS-it vlonte të shtunën, përkundër faktit se ishte ditë pushimi. Aty ia kishin mësyer mbi 250 fëmijë për të festuar ditën ndërkombëtare të tyre, 1 Qershorin. Ashtu sic edhe kishte premtuar KEDS-i, edhe doli, ata kaluan një festë të paharueshme.

Nga ora 11:00 ishin vendosur disa kënde të ndryshme dhe secila nga to mundësonte një aktivitet. Në njërën anë ishte këndi i shkencës, ku fëmijët mësonin si prodhohet energjia elektrike, madje e prodhonin edhe vet përmes patateve, limonëve e materialeve tjera të thjeshta.

Në këndin tjetër, fëmijët ngjyroseshin për festën e tyre dhe një pjesë e madhe e tyre vizatonin edhe vet objekte të ndryshme të karakterit energjetike, përderisa në këndin tjetër kishte lojëra të ndryshme e në sfond dëgjohej muzikë shumë e dashur për ta.

Festa kulmoi me paraqitjen e maskotës zyrtare të KEDS-it, Elmenit. Atë e kanë rrethuar fëmijët me shumë dashuri dhe janë përshëndetur më të.

Fëmijët pas këtij aktiviteti janë parë shumë të gëzuar dhe të mbushur me energji pozitive.

Ky aktivitet ishte në vijimësinë e shumë aktiviteteve që ndërmerr KEDS-i për fëmijët. Aktiviteti paraprak ishte zhvilluar ditën e tokës, me 22 prill ku në disa shkolla të vendit ishin mbjellë fidane dhe lule.

Muajt e fundit shumë shkolla e kanë vizituar kompaninë ku nxënsit e shkollave fillore janë njoftuar në lidhje me funskionimin e KEDS-it si kompani dhe energjisë elektrike si sektor, përderisa gjatë vitit të kaluar KEDS kishte zhvilluar aktivitete të shumta në shkolla të ndryshme në lidhje me eficiencën e energjisë elektirke.

Më herët nuk kishte munguar as themelimi I laboratorëve të informatikës në shumë shkolla të Kosovës, sikurse edhe i biblotekave e shumë aktivitete tjera që ndikojnë direkt në avacimin e prosperitetit të fëmijëve në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme