Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me mision në Kosovë, do të angazhojë 200 zyrtarë të saj për zgjedhjet e 6 tetorit.
Këtë e konfirmoi për arbresh.info vetë zëdhënësi i OSBE-së Senad Sabovic, duke thënë se në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen mbi 200 pjesëtarë kësaj organizate. Ai ka deklaruar se në secilën qendër të votimit do të angazhohen deri në pesë persona sipas nevojës.
“Në Ditën e Zgjedhjeve, Misioni do t’i angazhojë më shumë se 200 anëtarë të personelit në katër komunat veriore të Kosovës. Dy (2) anëtarë të OSBE-së do të përfshihen në secilin Këshill të Vendvotimit (KVV), d.m.th, në secilin vendvotim. Përveç kësaj, do të kemi nga një-dy deri në katër-pesë anëtarë të stafit në secilën qendër të votimit (varësisht nga madhësia e saj). Qëllimi është që të ofrojmë këshilla teknike për secilin këshill të vendvotimit, sipas nevojës”, deklaroi Sabovic.
Ai theksoi se OSBE-ja do të përfshihet në zgjedhje vetëm si këshilltare, pasi që kështu ka kërkuar vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Është me rëndësi të theksohet koncepti i përgjithshëm i përfshirjes sonë: OSBE-ja do të jetë në teren pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Misioni do të ofrojë këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe do t’iu ofrojë mbështetje teknike në Ditën e Zgjedhjeve Këshillave të Vendvotimeve në katër komunat veriore”, theksoi Sabovic.
Nga ana tjetër Sabovic, bëri të ditur se pjesëtarët e OSBE-së do të marrin pjesë edhe në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ), për të vëzhguar procedurat që po kryhen janë në përputhje me rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
“Përveç kësaj, Misioni do të angazhojë personelin e tij zgjedhor në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve – Stafi i jonë do të marrë pjesë rregullisht në takimet dhe aktivitetet e katër KKZ-ve dhe do të ofrojë këshilla aty për aty lidhur me rregullat dhe rregulloret mbi punën e KKZ-ve. Praktikisht, personeli i jonë do të jetë i pranishëm dhe do të ofrojë këshilla përderisa KKZ-të i kryejnë aktivitetet e tyre; do të reagojë dhe këshillojë në rastet kur shohim se ndonjë procedure është duke u kryer në kundërshtim me rregullat te KQZ-së apo planet operacionale; si dhe do të ofrojmë këshilla kur kryesuesi i KKZ-së apo anëtarët e saj kërkojnë këshilla gjatë kryerjes së punës së tyre”, u shpreh Sabovic.
Në fund ai theksoi se misioni i OSBE-së nuk ka mandat ekzekutiv, por ka rol teknik.
“Qëllimi i mbështetjes sonë për KQZ-në është i njëjtë me përkrahjen që e kemi ofruar më parë, pra me 19 maj 2019 gjatë zgjedhjet për kryetarë të komunave. Misioni nuk ka mandate ekzekutiv në këto zgjedhje, por ka një rol teknik konsultativ, ashtu siç është kërkuar nga KQZ.”, përfundoi Sabovic./A.Begolli/arbresh.info/
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...